Mbrapa

13 ura janë jashtë funksionit, Rama vë theksin te jeta e njerëzve

Publikuar: 02.12.2017

Komiiteti i Emergjencave Civile është mbledhur sërish për të diskutuar mbi dëmet që kanë shkaktuar reshjet.

"Sa i përket digave gjendja është njësoj si ditën e djeshëm. Nuk a ndonjë ndryshim pasi Fierza është duke punuar njësoj. Kemi 507 familje të evokuara dhe mbi 1009 mijë familje të shpëtuara. Po ashtu janë shpëtuar dhe kafshë. Për sa I përket rrugëve janë pjesërisht të zhbllokuara, po ashtu dhe energjia elektrike. Ka pasur problem ujësjellësi i Bovillës. Numri i shkollave të dëmtuara janë 49 të cilat nuk do të fillojnë normalisht mësimin. Masat e marra janë shtuar kapacitet dhe operacionet. Kanë ardhur 34 forca nga Kosova. Kamë marrë pjesë në 614 forca të përfshira dhe mbi 150 mjete"

Shemci Prenci, Drejtor i Emergjencave Civile:
Janë dëmtuar 13 ura në të gjithë Shqipërisë. Përmbytjet kanë qenë më të shumta në Krujë, në Frakull dhe Levan. Argjinaturat nuk janë të dëmtuara por nuk janë të shkatërruara. Është shkaktuar një përmbytje në zonë e Zemlakut, i cili ka dëmtuar energjinë elektrike. Nuk do të ketë më prurje shiu siç ka pasur. Nuk do të ketë dalje të ujit nga argjinaturat.

Fjala e Edi Ramës: Falënderoj qeverinë e Kosovës, për gatishmërinë dhe për skuadrat që dërgoi për përmbytjet. Po ashtu një falënderim dhe për partnerët e tjerë që kanë dhënë ndihma për këtë situatë. Falënderoj të gjithë deputetët pa dallim partiak që kanë qenë në teren në zonat e tyre elektorale. Deri tani nuk është humbur asnjë jetë njerëzore. Fokusi vazhdon të ejtë me prioritet absolut për të ruajtur çdo jetë njerëzore. 

/MediaPress