Mbrapa

Parashikimi për ditët në vijim

Publikuar: 03.12.2017

Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihen gradualisht edhe mbi vendin tonë, duke sjellur mot më të ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, ky fillimi javës së ardhshme me temperatura minimale deri në -5C.

Era do të fryejë mesatare nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

 

/MediaPress