Mbrapa

Bilanci i dëmeve nga vërshimet në Shqipëri

Publikuar: 03.12.2017

Prej disa ditësh moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar dëme të mëdha material në shtëpia e qindra hektarë tokë buqësore të shkatërruar.

Ditën e sotme, Vjosa është tërhequr duke marrë me vete edhe ujin që shkaktoi përmbytje të mëdha në Fier dhe Vlorë.

Pas tërheqjes së ujit, kanë dalë bilancet e para të dëmeve të cilat janë të frikshme.

Nga të dhënat, rezultojnë se janë rrëzuar 8 ura në të gjithë vendin dhe për pasojë kanë mbetur të izoluar afro 5 mijë banorë.

Në Dropullin e Sipërm, janë rrëzuar tre ura duke bërë që afro 2 mijë banorë të jenë të izoluar.

Në bashkinë Delvinë, rrëzimi i urës ka bërë që afro 350 familje në fshatin Vanë të bllokohen pa pasur mundësi lëvizjeje.

Ujërat e lumit Vjosë dëmtuan urën që lidh fshatin Darëzezë me qytetin e Fierit duke bërë që 2 mijë banorë të kësaj zone të izolohen.

Në zonën e Shijakut si pasojë e shembjes së tre urave banorët e tre fshatrave janë të bllokuar.

Ndërkohë në zonën e Dukagjinit dhe Thethit si pasojë e rreshjeve të borës të rënda gjatë mbrëmjes së të shtunës është bërë e pakalueshme për mjetet rruga dhe për pasojë janë izlouar 300 banorë.  

/MediaPress