Mbrapa

Dështon plani për rrëzimin e stadiumit (Video)

Publikuar: 04.12.2017

Vetëm tym dhe asgjë tjetër. Kjo mund të shihet në një video që tregon dështimin për demollim të stadiumit “Pontiac Silverdome” në Detroit të SHBA-së.

Kompania që kujdesej për demolim “Adomo” nuk arriti të rrëzonte stadiumin.

Ajo thotë se ky ndërtim do të rrëzohet vetë, por nuk dihet akoma se kur, transmeton Albinfo.ch.

Kjo kompani kishte bërë planifikimin për demolim përmes eksplozivëve, por pavarësisht fuqisë së madhe shpërthyese, ndërtesa “mbijetoi”.

Stadiumi dikur përdorej nga ekipi i futbollit amerikan Detroit Lions.

/MediaPress