Mbrapa

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Publikuar: 07.12.2017

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të sillën në mes minus 2 e 7 gradë celsius.

Të premten, po ashtu, parashihet te mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të lëvizin në mes 0 e 8 gradë celsius.

Sa i përketë fundjavës, gjendja do të ndryshojë.

Të shtunën pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasdites mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe riga shiu.

Kurse, dita e dytë e fundjavës do të ketë më shumë vranësira që mund të sjellin edhe reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes minus 5 e 5 gradë celsius.

/MediaPress