Mbrapa

Delja që preferon cigare në vend të barit (Video)

Publikuar: 08.01.2018

Banorët e një fshati pranë Mandya në jug të Indisë janë të befasuar nga delja, e cila ka bërë një ndryshim të madh në dietën ushqimore.

Është e fiksuar pas nikotinës dhe pëlqen të ushqehet me cigare.

Nëse nuk gjen të tilla, mjaftohet me produkte që kanë sasi të vogël nikotine.

Delja shkon shpesh pranë lokaleve ku sheh konsumues të duhanit dhe pret që ta ushqejnë me ndonjë cigare.

Dieta e cuditshme e ka kthyer në një prej deleve më të njohura në vend.

Yashmant, pronari i saj tregoi se filloi të ushqehej me bishtat e cigareve që shihte gjatë kullotjes dhe la barin për to.

“Varësia ndaj nikotinës u rrit dhe tani preferon cigare në ushqimin e përditshëm”, tha ai.

Nëpërmjet videos arrijmë të shikojmë se si kjo dele ha cigarette dhe nuk i shkaktojnë asnjë problem në stomak


/MediaPress