Mbrapa

Strati sërish i hyn punës për një rekord të ri

Publikuar: 09.01.2018

Njeriu i mozaikëve, artisti shqiptar Saimir Strati po synon sërish një rekord Guiness.

Ai nuk kërkon të sfidojë askënd, thjesht të shënojë edhe një herë emrin e Shqipërisë në librin e Rekordeve Guinness. 

Këtë herë nga Italia Strati ka vendosur të realizojë në murr portretin e “Shën Antonit” nëpërmjet gozhdëve.

Shën Antoni është shenjti që mbron kafshët dhe do të realizohet nga miliona gozhdë.

Vepra do të jetë rreth 26 metra katrorë.

Ai do të jetë një mozaik i madh i realizuar nga gozhde të zeza dhe disa në ngjyrë gold.  

/MediaPress