Mbrapa

Kapet peshkaqeni i madh në Durrës i cilësuar si bisha e detit

Publikuar: 10.01.2018

Një grup peshkatarësh nga Durrësi janë përballur me një të papritur të madhe.

Vetëm 10 milje larg bregut të detit, në rrjetën e tyre ka rënë një peshkaqen i madh. Sipas dëshmitarëve, “bisha” e kapur rreth mesditës së sotme peshonte të paktën 60 kilogram.

Nga fotoja e publikuar bëhet fjalë për një peshkaqen të bardhë.

“Ky është një peshkaqeni 60 kile i kapur nga peshkatarët e marinës në bregdetin Adriatik . Peshkaqeni u kap rreth 10 milje larg bregut të Durrësit”, shprehet një nga peshkatarët. 

/MediaPress