Mbrapa

Qyteti ku njerëzit komunikojnë në 150 gjuhë të ndryshme

Publikuar: 11.01.2018

Malmö është qyteti i tretë më i madh i Suedisë.

Ai ndodhet në provincën e Skanes.

Ai nuk është i pari në listën e qyteteve për të vizituar në Skandinavi.

Me pak fjalë, Malmö kurrë nuk e mori vëmendjen, që me të vërtetë e meriton.

Megjithatë, shumë do të thonë se ai është një qytet i mahnitshëm dhe gjithçka duhet të bëni është të shijoni bukurinë e tij.

Në Malmö ju do të takoheni shumë njerëz të ndryshëm dhe të dëgjoni 150 gjuhë të ndryshme.

Malmö ka 310 mijë banorë. Rreth 43% e popullsisë janë më origjinë të huaj (135,509 rezidentë); 31% janë lindur jashtë Suedisë (99,788) dhe 11% janë të lindur në Suedi(35,721), por me prindër jo suedezë.

Padyshim vendndodhja e tij dhe mundësia për një punë të paguar mirë, bashkoi njerëz të kombësive të ndryshme në një vend të vetëm.

Aty çdo gjë është e bukur dhe e organizuar. Ju duhet të vizitoni të gjitha pjesët e qytetit si: parqet e shumtë, bibliotekën, muzeun e teknologjisë, ndërtesën më të re në Malmo, kullën HSB, Mbetjet e kalasë së vjetër Malmöhus e ndërtuar nga Erik të Pomerania në 1434.

 

/MediaPress