Mbrapa

Burri ndërton 8 kilometra rrugë për fëmijët e tij

Publikuar: 12.01.2018

Një burrrë në një fshat të largët në Indinë lindore ka hapur një rrugë prej tetë kilometrash nëpër terrene kodrinore për të ndihmuar fëmijët e tij të shkojnë në shkollë.

Jalandhar Nayak ndihmoi tre djemtë për të shkuar në shkollë duke punuar cdo ditë për tu lehtësuar atyre rrugën dhe vështirësitë.

Babai i djemve filloi hapjen e rrugës rreth 2 vite më parë dhe tashmë e ka mbaruar.

Përpjekjet e tij morën vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë këtë javë, kur ai u pubikua në një gazetë lokale.

"Fëmijët e mi e kanë të vështirë të ecin në shtegun e ngushtë dhe me gurë, duke shkuar në shkollë. Shpesh i kam parë ata që po pengohen nëpër shkëmbinj dhe vendosa të ndërtoj një rrugë nëpër mal, në mënyrë që ata të mund të ecin më lehtë ", tha ai për News World Odisha.  

/MediaPress