Mbrapa

Moti për sot dhe vikend

Publikuar: 09.02.2018

Mbi vendin tonë sot do të mbaj mot i ndryshueshëm.

Me vranësira të cilat në vende-vende mund të sjellin edhe riga shiu, shkruan lajmi.net

Mot i njejtë pritet të mbajë edhe në vikend ku nuk përjashtohen as reshjet e borës.

IHK ka bërë të ditur se temperaturat do të sillen prej -1 deri në 8 gradë Celsius.

“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale. Minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

 

/MediaPress