Mbrapa

Shteti merr masa drastike kundër festës së të dashuruarve

Publikuar: 10.02.2018

Dita e 14 shkurtit pritet me padurim nga të dashuruarit në të gjithë botën.

Por ky vend bën përjashtim. Bëhet fjalë për Pakistanin. Regullatori i mediave ka ndaluar transmetimet në kanalet televizive dhe radiostacionet që lidhen me Ditën e Shën Valentinit.

Ky vendim është marrë me një urdhër të Gjykatës së Lartë të Islamabadit që vitin e kaluar.

Në Pakistan këtë ditë e konsiderojnë një formë të imperializimit të Perëndimit, në kundërshtim me ndjenjën kombëtare. 

/MediaPress