Mbrapa

Horoskopi i datës 11.02.2018

Publikuar: 11.02.2018

Dashi
Mundohuni të shmangni me çdo kusht konfliktet në çift gjatë kësaj dite sepse përndryshe mund te arrini edhe deri në një ndarje.

Kokëfortësia do jete pika juaj me e dobët.

Beqaret do përfitojnë mjaft nga liria qe kane dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te krijuar një lidhje.

Në planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do jeni me të qetë në këtë fushë.

Demi
Duhet t’i kushtoni pak më tepër vëmendje sot atij që keni në krah sepse po e latë pas dore gjërat mund të marrin tatëpjetën.

Shtojini dozat e dialogut dhe tregohuni më të kuptueshëm.

Beqarët do kenë një ditë të mrekullueshme dhe me emocione të mëdha.

Në planin financiar do keni fat dhe do realizoni të gjitha transaksionet që kishit menduar prej kohësh.

Binjakët
Ka shume gjasa që ata që janë në një lidhje të normalizojnë gjithçka gjatë kësaj dite.

Mjaft më duke u takuar fshehurazi apo duke gënjyer të tjerët.

Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes para se të marrin çfarëdo lloj vendimi.

Mos u vërboni nga pamja e jashtme e disa personave.

Në planin financiar gjërat do shkojnë mbarë.

Do arrini t’i shlyeni edhe borxhet e marra.

Gaforrja
Ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ sot për jetën sentimentale të çifteve.

Debatet me partnerin do jenë të pafundme dhe nuk do arrini dot të zgjidhni asgjë.

Qëndroni pak vetëm dhe reflektoni.

Beqarët do fillojnë aventura emocionuese, por afatshkurta.

Financat do jenë pak me të stabilizuara se disa ditë më parë, megjithatë nuk është ende koha për investime të mëdha.

Luani
Për shkak të ndikimit të madh të Uranit në jetën tuaj në çift, duhet të tregoheni shumë të duruar me partnerin dhe të bëni herë pas here lëshime ndaj tij.

Beqarët do admirohen dhe do joshën nga shumë persona, por ata në të vërtetë do pëlqejnë dikë që përkohësisht nuk ndodhet në të njëjtin qytet.

Financat do jenë të mbrojtura dhe aspak problematike.

Virgjëresha
Pritet që dita për të dashuruarit të jetë më harmonike sot.

Do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe do sqaroni me qetësi problemet e vogla që keni pasur.

Beqarët nuk do jenë më shumë fat kështu që duhet të presin ende dhe pak për të gjetur personin e duhur.

Në planin financiar duhet të mendoni edhe për të ardhmen jo të shpenzoni sa para të keni.

Peshorja
Në jetën tuaj në çift duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Mos iu besoni shumë as atyre që do iu thonë disa miq.

E njëjta gjë duhet thënë edhe për beqarët.

Njihuni mirë me personat që do takoni para se të vendosni të krijoni një lidhje.

Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni më shumë sesa duhet.

Akrepi
Dita e sotme do jetë shumë e qetë për të dashuruarit.

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk pritet asnjë gjë e re.

Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan dhe për këtë arsye do bëjnë mirë të qëndrojnë edhe pak kohë ashtu si janë.

Në planin financiar duhet të bëni çmos që ta përmirësoni sa më shpejt situatën. Ju mundeni!

Shigjetari
Kjo ditë do jetë shumë e turbullt për ata që janë në një lidhje.

Nuk do bini shumë dakord me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Kujdes!.

Beqarët do jenë më me fat në sektorin e dashurisë.

Pa kërkuar shumë do iu shfaqet para personi që kanë ëndërruar prej kohësh.

Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm falë një lotarie që do fitoni.

Bricjapi
Mundohuni të tregoheni sa më realiste në jetën tuaj në çift sot dhe mos thurni shumë ëndrra.

Sa më shumë të dilni nga realiteti aq më shumë do iu ndërlikohet situata.

Beqarët duhet ta kenë veten të lirë dhe të dalin sa më shumë nëpër festa.

Do keni më tepër mundësi për njohje të reja.

Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Ujori
Nëse nuk doni të keni telashe me partnerin tregohuni sa më tv sinqertë gjatë kësaj dite.

Nëse nuk arrini dot ta qetësoni situatën e krijuar merrni pak distancë nga njëri-tjetri dhe reflektoni me kujdes.

Beqarët do e gjejnë me në fund shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen të plotësuar.

Në planin financiar duhet të vazhdoni të shpenzoni me maturi që të shmangni ndonjë rrënim të mundshëm.

Peshqit
Dita e sotme do jetë më e mirë sesa ju mendonit dhe bashkëpunimi në çift do shtohet akoma më shumë.

Do merrni mendimin e njëri-tjetrit për gjithçka dhe nuk do ketë aspak debate.

Beqarët nuk do kenë asnjë ndryshim në jetën sentimentale.

Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.

Nëse e teproni me shpenzimet do keni probleme goxha të mëdha. 

/MediaPress