Mbrapa

Për 5 minuta bëhet njeriu më i pasur në botë! 

Publikuar: 13.02.2018

Një banor nga Dinant, Luc Mahieux, ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

"Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia", tregon duke qeshur.

Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në "Facebook", duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij "të ardhshëm", se nuk kishte më para.

Teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku! 

/MediaPress