Mbrapa

Histori dashurie e njeriut më të famshëm në planet për Shën Valentin

Publikuar: 14.02.2018

Lionel Messi është shembulli më i mirë se si një dashuri mund të filloi në moshë të re, dhe të zgjasë përgjithmonë.

Futbollisti më i mirë në planet është dashuruar në Antonella Roccuzzon në moshën 12 vjeçare.

Ajo ishte vajza e pronarit të zingjirit të supermarkteve në Rosario, ndërsa Messi ishte një djalosh i një familje me të ardhura të ulta.

Messi e bëri për vete Antonellan pasi e takonte shpesh në një market afër shtëpisë së tij.

Më aps filloi t’i shkruante letra asaj për t’i vjedhur zemrën.

Në moshën 12 vjeçare Leo iu kishte treguar prindërve se e dashuron një vajzë dhe se kërkon përkrahjen e tyre në këtë lidhje.

Në atë kohë Messit iu konfirmua sëmundja e nanizmit, një sindrom që ndalonte rritjen e tij dhe se për rikuperim duheshin para të cilat Messi nuk i kishte.

Megjithatë, talenti i tij në futboll nuk ndalej dhe ishte Barcelona skuadra që pranoi t’i paguaj shpenzimet e shërimit për ta marrë me vete në Spanjë.

Messi arriti të mbajë lidhjen me Antonellan për tre vite edhe në largësi duke e telefonuar vetëm dy herë në javë pasi që nuk kishte kontratë profesionale që i garantonte të ardhura.

Gjatë kësaj kohe, Antonella e kishte gënjyer familjen duke iu thënë se po vizitonte një shoqe, por në fakt kishte vizituar Leo Messin që po shërohej në Barcelonë.

Lidhja e tyre nuk ishte zbuluar Messi mbushi 21 vjeç dhe zyrtarizoi marrëdhënien me Antonella.

Ai ishte i ftuar në programin “Hat Trick Barça”, në televizionin katalanas (TV3).

Drejtuesit e emisionit televiziv e pyetën “A ke një të dashur?”.

Dhe Leo Messi u përgjigj: “Po, e kam një të dashur, por është në Argjentinë. Në të vërtetë jam shumë mirë në këtë drejtim, jam i qetë.”

Që nga ajo kohë, Antonella Roccuzzo, e cila gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Leon, ishte e lidhur tashmë me jetën e Messit.

Ai moment shërbeu që të dy ta forconin marrëdhënien, por zgjodhën ta mbajnë gjithçka private.

Messi u kthye në Barcelonë, ndërsa Antonella filloi të studiojë për stomatologji në Universitetin Kombëtar të Rosarios, duke ia lënë në dorë dashurinë e tyre komunikimit social.

Antonella e ka pranuar publikisht marrëdhënien e saj me Messin më 20 korrik 2007.

Messi dhe Antonella sot janë prindër të dy fëmijëve dhe shquhen për harmoninë familjare duke qenë gjithmonë pranë njëri tjetrit.

Urime Dita e Shën Valentinit për të gjithë të dashuruarit. Dashuroni p
a interes sepse vetëm kështu mund t’i kaloni të gjitha sfidat e lidhjes.

 

/MediaPress