Film http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/thumbnail_462040.jpg

‘Sulltanesha Kosem’ thyen një rekord në Turqi

Publikuar: 06/04/2018

Seriali turk “Sulltanesha Kosem”, është shpallur seriali më i shitur jashtë vendit për vitin 2017.

Që prej nisjes së transmetimit në kanalet turke, “Sulltanesha Kosem” ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në shumë shtete, përfshirë edhe Amerikën Latine e vendet e Ballkanit.

Tims Production, kompania e cila ka vendosur një standard të ri në serialet turke që me “Suejmanin e Madhërishëm” prodhoi serialin “Sulltanesha Kosem” në një shesh xhirimi gjigant prej 28 500 metrash katror.

Në ceremoninë e organizuar për të katërtin vit radhazi nga ana e Kuvendit të Eksporteve Turke (TIM) dhe Electro-Teknologjia Turke (TET), çmimin për serialin më të shitur jashtë vendit e tërhoqi një prej tri aktoreve që luan rolin kryesor në serial, Nurgul Yesilcay.

Në rolet kryesore në këtë seria luajnë edhe Hulya Avsar (Sulltaneshë Safia) dhe Beren Saat (Sulltanesha Kosem).

Superproduksioni i “Tims Production” ndiqet nga seriali “Kara Sevda” në vendin e dytë, me aktorët Burak Özçivit (Kemal) dhe Neslihan Atagül Do?ulu (Nihan) në rolet kryesore.

Ndërsa në vendin e tretë renditet “Vatanim Sensin” me aktorët Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel në rolet kryesore.