Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/hobby.jpg

21 maji në histori

Publikuar: 21/05/2018

John VIII i jep bekimin Dukës kroat Branimir – kjo ditë konsiderohet si njohja ndërkombëtare e shtetit kroat, dhe një nga arsyet që kroatët i përkasin kryesisht besimit katolik.

1542
Kolonizatori spanjoll Hernando de Soto vdiq në brigjet e lumit Misisipi, (sot Louisiana).

Shokët e tij të ekspeditës e mbajtën vdekjen të fshehtë dhe e varrosën trupin në lumë, në mënyrë që indianët vendas të mos mësonin për vdekjen e tij, që të mos kuptonin se de Soto ishte i vdekshëm dhe jo hyjnor, siç u kishte thënë.

1819
Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju-Jorkut.

1688
Në Londër, lindi Alexander Pope, poet anglez, përkthyesi i parë i “Homerit” në anglisht.

Familja e tij u konvertua në katolicizëm dhe për këtë arsye ai nuk u pranua në shkollë publike apo universitet.

1864
Rusia deklaron fundin e luftës ruso- kirkasiane dhe shumë kirkizë detyrohen të mërgojnë.

1871
Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit.

Luftime të ashpra u zhvilluan nëpër rrugë.

Në fund të javës së përgjakshme rreth 20 000 komunarë u vranë dhe 38 000 të tjerë u arrestuar.

1881
Kryqi i Kuq Amerikan themelohet nga Klara Barton.

Në vitin 1869, gjatë udhëtimit të saj në Gjenevë, Zvicër, Barton u njoh me drejtuesit e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe i lindi ideja për krijimin e një dege të tillë në Amerikë.

1940
Një forcë e posaçme ushtarake në Gjermani vret mbi 1 500 të sëmurë mendorë, pacientë spitali në Prusinë Lindore.

Vrasjet ishin pjesë e programit nazist për zhdukjen e çdo njeriu që konsiderohej i “papërshtatshëm” për të jetuar.

1973
Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit.

Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parulla kundër diktaturës.

Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan.

Në vitin 1984, një kryengritje e ngjashme u zhvillua në burgun e Qafë-Barit.

Të dyja ngjarjet u lanë në heshtje.Shtypi atëherë nuk merrej me aspekte të tilla të realitetit socialist.

2012
Aksident tragjik në Himarë, Shqipëri. 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë.

Viktimat ishin kryesisht studentë nga universiteti “Aleksandër Xhuvanit”, Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor.