Modë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/05/Anniesa_Hasibuan_1.jpg

Dënohet me 18 vjet burg stilistja që organizoi sfilatën me burke

Publikuar: 30/05/2018

Një stiliste, e cila hyri në histori në Javën e Modës në New York, është futur në burg për mashtrim.

Dizenjuesja indoneziane Anniesa Hasibuan dhe bashkëshorti i saj, Andika Surachman, u shpallën fajtorë për drejtimin e një skeme mashtrimi përmes agjencisë së tyre të udhëtimit, First Travel.

Prokurorët thonë se janë paguar mbi 60 milionë dollarë për të organizuar mini pelegrinazh në Mekë.

Por ata u akuzuan për shpërdorimin e parave dhe se udhëtimet nuk u zhvilluan kurrë.

Stilistja u dënua me 18 vite burg. Ajo është përshkruar si një udhëheqëse e modës në botën islame, për shkak të dizenjimeve të saj luksoze.

Veshjet e saj janë shfaqur në sfilatat e modës në Londër, Paris dhe Kanë.

Në vitin 2016, ajo tha për BBC se ishte frymëzuar për krijimtarinë e saj ” nga princeshat dhe mbretëreshat”.