Modë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/makeuppte.jpg

Pesë sekretet e grimit që duhet të dinë të gjitha femrat në të 30-at e tyre

Publikuar: 04/04/2018

Në të 20-at apo dhe më herët është mëse normale të eksperimentoni me pamjen e jashtme, por në dekadën e tretë të jetës, nuk do të ishte e tepruar sikur ju të lyenit buzët me xixa, sytë t’i nxinit e faqet t’i skuqnit?

Në këtë moshë të gjitha femrat duhet të kenë kuptuar çfarë grimi u shkon, ngjyrat që i rrinë mirë me nuancën e lëkurës dhe disa truke nuk do ishin keq gjithashtu!.

Buzët e kuqe flakë nuk do t’ju zhgënjejnë në asnjë rast!.

Nëse në të 20-at do të rrezikonit të dukeshit si një grua me buzë të kuqe, ju themi se në këtë moshë nuk ka asgjë më seksi sesa një femër me buzë të lyera në ngjyrë të ndezur.


Në mënyrë që buzëkuqi t’ju qëndrojë gjatë gjithë ditës duhet të aplikoni si fillim një laps në të njëjtën ngjyrë si buzëkuqi!.

Përdorni gjithmonë dy rimelë!.

Filloni me një formulë që rrit volumin e qerpikëve e më pas përdorni një rimel kundra ujit apo që ka efekt zgjatues.


Nuk duhet të harroni vetullat.

Këto të fundit janë kornizë e fytyrës, ndaj plotësimi i tyre me laps është një “must” kur ju grimoheni!.

Nuk mund të tregoheni të papërgjegjshme dhe në këtë moshë të harroni të lani fytyrën!.

Procesi i rigjenerimit të lëkurës është sa vjen e ngadalësohet, ndaj ju nuk duhet ta përshpejtoni këtë të fundit nga gabimët që mund të keni bërë në të 20-at tuaja.