Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/691472.jpg

Audi A3 hibrid (Video)



Audi ka zgjeruar gamën e saj A3 Sportback me një version të ri elektrik.

Audi A3 me shenjën 40 TFSI e PHEV është mundësuar nga një motor turbo-benzinë me 4 cilindra 1.4 litra që ofron 150 kuaj fuqi.

Njësia e benzinës çiftëzohet me një motor elektrik prej 109 kuaj fuqi (80 kW), dhe fuqia totale e kombinuar e sistemit hibrid është 204 kuaj fuqi (150 kW), ndërsa çift rrotullimi maksimal është 350 Nm.

Motori është bashkuar me një transmetim automatik S tronic me 6 shpejtësi, dhe fuqia transmetohet në boshtin e përparmë.

Për shkak të baterisë, vëllimi i bagazhit është zvogëluar me 100 litra, kështu që pronari ka një bagazh prej 280 litrash në dispozicion.

Kur bëhet fjalë për performancën, A3 hibrid plug-in përshpejton nga vendi i ndalimit në 100 km/orë për 7.6 sekonda dhe shpejtësia maksimale është 227 km/orë.

Ajo që është shumë e rëndësishme për modelet PHEV është autonomia e tyre në drejtimin elektrik. Nëse drejtohet vetëm nga një motor elektrik, A3 është në gjendje të përshkojë deri në 66 km, sipas Audi.

Mbushja e baterisë në prizën e shtëpisë zgjat pak më shumë se 4 orë. Audi A3 40 TFSI e PHEV arrin në dyqanet e shitjes deri në fund të vitit.

Të fundit

A jeni gati për ‘bubën’ elektrike?

Brezi i tretë i Volkswagen Beetle (Beetle e Re) do të jetë një version elektrik i Volkswagen ID.3, i gjatë 410 cm, e cila është një makinë elektrike dhe do të përshkojë deri në 550 km me

Renault sjellë Megane tej imagjinatës

Renault ka prezantuar në ngjarjen eWays, vizionin e modelit Megane. Ndryshe nga veturat tjera, Megane eVision tregon qartë se Renault nuk heq dorë as nga segmenti më ekskluziv ku konkurrenca ësht

Çfarë i ndodh veturës kur bie nëpër gropa (Video)

Warped Perception, një kanal në YouTube shpesh bënë eksperimente nga më të ndryshmet, dhe tashmë në listë kishte edhe një makinë, të cilën ai e nget me shpejtësi të madhe në një rrug

‘Bisha’ që mund edhe të “notojë” (Video)

Ne kemi parë Avtoros Shaman 8×8 më parë. Kjo makinë u paraqit nga Top Gear, duke na mahnitur me monstruozitetin dhe natyrën e saj ‘apokaliptike’. Mund të bëjë që një Mercedes-AMG G63 6

Mercedes zbulon planet rreth veturës së re elektrike

Mercedes ka zbuluar plane ambicioze për të zgjeruar gamën e veturave elektrike. Më herët Mercedes kishte njoftuar modelin elektrik EQS i frymëzuar nga koncepti VIsion EQS, si dhe kryqëzimet EQA

SHBA ka gati avionin e parë supersonik privat

Për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën. Ndryshe nga rusët, britanik

Info Tjera