Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/106603195-1593898936843gettyimages-871408822.jpeg.jpg

Boeing ndalon prodhimin e aeroplanit 747



Gjiganti i aviacionit Boeing tha se do të ndalojë prodhimin e aeroplanit të tij klasik 747 dhe se planifikon shkurtime të vendeve të punës.

Boeing tha se planifikon të ngadalësojë edhe prodhimin e llojeve të tjera.

Paralajmërimi vjen pasi kompania zbuloi se ka humbur 2.4 miliardë dollarë, si pasojë e rënies së kërkesave për udhëtim ajror, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

“Realiteti është se ndikimi i pandemisë në sektorin e aviacionit vazhdon të jetë i rëndë”, tha shefi i Boeing-ut, Dave Calhoun.

Kompanitë ajrore në të gjithë botën kanë zvogëluar flotat e tyre ose kanë shtyrë apo anuluar porositë për avionë, për shkak të humbjeve që u ka shkaktuar pandemia.

Këtë muaj, British Airways ka njoftuar se ka hequr nga përdorimi të gjithë avionët 747, apo 10 për qind të flotës, duke përmendur si arsye rënien e numrit të pasagjerëve.

Boeing po ashtu tha se ngadalësimi i prodhimit mund të nënkuptojë më shumë shkurtime të vendeve të punës nga 16,000 sa ka planifikuar tashmë.

“Po bëjmë veprime të duhura për të siguruar një pozicion më të mirë në të ardhmen”, tha Calhoun.

Të fundit

Konkurrenti i Tesla, Lucid Air përdor lazer për autopilot

Sensorët Lidar do të përdoren për sistemin pjesërisht automatik të DreamDrive. Lucid Air do të prezantohet për herë të parë në shtator. Lucid DreamDrive, Sistemi i Ndihmuar i Shoferit të

Lamborghini i ri me 818 kuaj fuqi

Lamborghini ka prezantuar makinën e fundit, të quajtur Essenza SCV12, por pavarësisht parametrave fantastikë, nuk do të keni mundësi ta ngisni në rrugë ligjërisht. Prandaj, kompania ju rekoma

Dalin fotot e brezit të dytë të Audi A3

Në prag të fillimit të shitjeve të sedanit të ri A3, Audi njoftoi çmimin dhe fotot e këtij modeli. Brezi i dytë Audi A3 sedan debutoi disa muaj më parë, dhe kjo makinë së shpejti do të ar

Ofertë e madhe nga KIA Motors Kosova (Foto)

Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë të re dhe më shumë argëtim atë mund ta gjeni në Kia Stonic. Për të apasionuarit e modeleve SUV të vogla ka menduar KIA Motors Kosova, e cila vjen

Mercedes po tërheq 135,000 vetura nga tregu

Prodhuesi i makinave gjermane Mercedes-Benz pritet të tërheq 135,000 makina nga tregu për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm në sistemin e ajrit të kondicionuar. “Tubi i ujit në klas

Ja se si mund të duket BMW M3 i ri

Fansat e BMW-së mund të mësoheni më shpejt me përkëdhelje e re stilistike që janë kompania në përdorim në makinat e reja të saj. Kështu që unë të siguroni për të vendosur dukshëm m

Info Tjera