Çiklizëm http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/bicikleta-1024x683-1.jpg

Historiku biçikletave në Shqipëri



Tradita biçikletave në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj.

Turi biçikletave i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe.

Turi biçikletave i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Evropë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Turi i parë biçikletave i Shqipërisë ishte me itinerar: Shkodër – Durrës, Durrës – Fier, Fier – Vlorë, Vlorë – Tepelenë, Tepelenë – Gjirokastër, Gjirokastër – kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik, Leskovik – Korçë, në Korçë një ditë pushim, Korçë – Qukës, Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan, Elbasan – Peqin, Peqin – Kavajë, Kavajë – Tiranë.

Në çdo qytet, rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjekësor, duke krijuar një ambient sportiv.

U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme.

Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni.

Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona./Media Press

Të fundit

Pasi u bllokua nga karantina, bën 3480 km me biçikletë për tu kthyer në shtëpi

Studenti 20-vjeçar i kolegjit Grek ishte ngecur në Skoci, ku studion, pa pasur mundësi të kthehej në Athinë ndërsa fluturimet ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Kështu që ai vendosi ta

Info Tjera