Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/8fbecd94-9384-4b3f-a128-9617b3baf77c-nikola_badger9c-scaled.jpg

General Motors do të shesë makina pa emetime të CO2-shit



General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, planifikon t’i bëjë të gjitha operacionet e tij globale dhe automjetet pa karbon deri në vitin 2040 dhe të shesë vetëm makina dhe kamionë me emetime zero të dioksidit të karbonit (CO2) deri në vitin 2035.

Zotimi i kompanisë vjen një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë detyrën, duke premtuar se do t’i ketë prioritet ndryshimet e klimës dhe se do t’i rrisë shitjet e automjeteve elektrike.

“General Motors bashkohet me qeveritë dhe kompanitë anembanë globit, duke punuar për të krijuar një botë më të sigurt, më të gjelbër dhe më të mirë”, tha kryetarja e kompanisë, Mary Barra.

“I inkurajojmë edhe të tjerët që të ndjekin shembullin dhe të kenë ndikim të rëndësishëm në industrinë dhe në ekonominë tonë”, tha ajo.

General Motors, i cili po përpiqet të konkurrojë me prodhues të tjerë të automjeteve të gjelbra, si Tesla dhe Volkswagen, tha se do të investojë 27 miliardë dollarë në automjete elektrike dhe autonome deri në vitin 2025.

Gjiganti i automjeteve tha se do të ofrojë 30 modele elektrike, në nivel global, deri në vitin 2025.

Të fundit

Shitet McLaren F1 për 15,000,000 dollarë (Video)

McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo makinë është një nga shtatë kopjet e para të makinës McLaren F1, por as kilometrazhi dh

McLaren prezanton makinën e epokës së re

McLaren ka prezantuar makinën e re hibride, që ka si objektiv të konkurrojë me Ferrari F8, Maserati MC20 apo Lamborgini Huracan. Me gjatësi 4,5 metra, gjerësi 2,1 metra dhe lartësi 1,1 metra, M

Legjenda Ferrari 250 GTO është përsëri në shitje

GTO Engineering është një kompani në Mbretërinë e Bashkuar që ka shpallur Project Moderna, i cili do të ndërtojë një interpretim modern të modelit legjendar Ferrari. Njoftimi i projektit u

Çfarë risish do na sjellë modeli Mercedes C (Video)

Në pothuajse katër dekada të klasës C, prodhuesi gjerman ka shitur 10.5 milionë nga këto automjete, kështu që nuk ka dyshim se është produkti më i rëndësishëm i kompanisë nga Stuttgart.

Golfi hibrid po shkon “flakë”, Volkswagen nuk po arrin të prodhojë sa është kërkesa

Fabrika më e madhe e Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, po lufton për të përmbushur kërkesat e klientëve për modelin Golf për shkak të mungesave të qelizave të baterisë për versionet hib

Mos u nisni me veturë nëse nuk i keni me vete këto 11 gjëra

Nëse dëshironi të udhëtoni të sigurt dhe të jeni plotësisht të përgatitur për të gjitha rrethanat e paparashikuara, ekziston një listë e gjërave që duhet të keni në makinë. Kjo kësh

Info Tjera