Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/mercedes-benz-and-bmw-a-brotherly-rivalry-that-spanned-over-a-century-105372_1.jpg

Gjigantët gjermanë fillojnë vitin me shitje rekord në të gjithë botën



Një vit pas periudhës më të errët të prodhuesve të veturave gjermane në disa dekada, biznesi i shitjeve pothuajse s’ka qenë asnjëherë më mirë.

Në raportin e publikuar së fundmi nga dy prodhues gjigant si BMW-ja dhe Mercedes-Benz, shihet kërkesa shpërthyese për blerjen e këtyre veturave, sidomos në Kinë, në tremujorin e parë të vitit 2021.

Të dy prodhuesit e veturave po marrin kërkesa të shumta edhe për veturat e prezantuara hibride dhe ato tërësisht elektrike.

Shitjet e veturave BMW, si Mini dhe Rolls-Royce u rritën më shumë se një e treta (636.606) në tremujorin e parë të këtij vitit.

Shitjet në Kinë pothuajse u dyfishuan. Me iX elektrik SUV dhe i4 elektrik sedan që lansohen gjatë vitit, kompania është në rrugën e duhur për të shitur më shumë se 100 mijë vetura tërësisht elektrike për klientët në 2021.

Shitjet e markës Mercedes u rritën me 22 për qind (581.270), me Daimlerin që shënoi një rritje prej 60 për qind në dërgesat e Kinës.

Kompania ka marrë rreth 20 mijë porosi për veturën tërësisht elektrike EQA.

Të fundit

Ducati prezanton modelin e ri të motoçikletës Diavel 1260 S Black and Steel

Ducati ka zgjeruar ofertën e saj sa i përket motoçikletave në linjën Diavel 1260, duke lansuar modelin e ri Diavel 1260 S Black and Steel. Bëhet fjalë për konceptin e motoçikletës së inspir

BMW planifikon modele speciale për 50-vjetorin e “M3”

Divizioni i veturave muskuloze në BMW, “M Division”, do të mbushë 50 vjet vitin e ardhshëm. Me këtë rast prodhuesi gjerman planifikon ta festojë ditëlindjen me edicione speciale. Bazuar n

Për këtë veturë të vitit 1971 dikush ofroi 4.8 milionë dollarë

Një makinë e rrallë e Plymouth Hemi ‘Cuda Convertible e vitit 1971 mori një ofertë të lartë prej 4.8 milionë dollarë në ngjarjen e Ankandeve Mecum në Indianapolis të premten mbrëma, por

20,000 rezervime për kamionetën e re elektrike

Vetëm një ditë pas prezantimit të kamionetës së re elektrike të Fordit, F-150 Lightning, është ngjallë një interesim shumë i madh i blerësve potencialë. Prodhuesi prestigjioz amerikan i

BMW përgatit versionin M të sedanit elektrik me 530 kuaj fuqi

BMW i4 M50 do të debutojë në fillim të qershorit.  Pas lansimit të sedanit elektrik i4, BMW do t’u ofrojë klientëve një version me performancë të lartë të M50. Prodhuesi bavarez postoi

Nis testimi i Porsche elektrike

Makina plotësisht elektrike Porsche Macan tani po testohet në rrugë. Prodhuesi i automjeteve njoftoi këtë dhe publikoi disa fotografi të prototipit në të njëjtën kohë. Makina elektrike ësh

Info Tjera