Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/received_285266709253436.jpeg

Kia Ceed, veturë që kujdeset për ty (Foto)



Auto Plus ju prezanton sot Kia Ceed.

Ky model që sillet në Kosovës nga Kia Motors Kosova vjen në 5 modele të ndryshme.

Kia Ceed ka 5 modele të ndryshme; 4 modele me motorin benzinë me 3 dhe 4 cilindra (1.0 T-GDi, 1.4 MPI, 1.4 T-GDI) dhe dy me motor dizel me katër cilindra (1.6 TCI Low Power dhe 1.6 TCI High Power.

Një nga elementët që këtë veturë e bën atraktive dhe të vlefshme për vozitësin janë shpenzimet e ekonomike që sillen mes 4.6 deri në 5.4 litra, varësisht prej modelit.

Kompania është përkujdesur që ta bëj veturën hidraulike, me qark të dyfishtë, diagonale, sistem frenimi ABS me forcë te shpërndarjes në mënyrë elektronike EBD dhe diskat e rrotave të para me ftohje.

Disa nga karakteristikat më të rëndësishme të kësaj veture familjare janë: 

Sistemi për parandalimin e aksidenteve (FCA)

Në rast të rënies së koncentrimit ky sistem ju alarmon automatikisht. Detekton në rast të mosveprimit ndaj alarmimit dhe automatikisht frenon që të evitojë fatkeqësinë ose të paktën pasojat e mundshme.

 


Çelësi smart me butonin për ndezje/fikje të motorit (Start/Stop)

Fillimi i udhëtimit tuaj zbavitës nuk mund të jetë më i thjeshtë: kënaquni me hapjen e veturës nga largësia me çelësin smart dhe butonin për ndezje të motorit (sistemi Start/Stop), I cili ju mundëson ndezjen dhe fikjen e motorit përmes shtypjes së butonit.

 

Sistemi për alarmimin e shoferit në rast të dekoncentrimit (Driver Attention Warning)

Sistemi monitoron mënyrat e sjelljes së shoferit dhe detekton dekoncentrimin e shoferit në timon. Nëse paraqiten shenja të përgjumjes dhe dekoncentrimit, ju paralajmëron përmes alarmit dhe simbolit në pult.

 

Parkimi automatik smart

Ky sistem e mundëson parkimin më të lehtë, që tani është më e lehtë se kurrë. Sistemi përdor sensorë të përparme, anësorë dhe të pasmë, të cilët ju ndihmojnë gjatë parkimit paralel, drejtkëndor, si dhe për parkim në kënd. Gjithçka ju duhet të bëni është kontrollimi i pedales së frenave dhe gasit dhe kalimin e ndrruesit në rikverc.

 

Sistemi për mbajtjen e veturës në korsinë e vozitjes (Lane Keeping Assist)

Ky sistem përdor kamerën në xhamin përpara me anë të së cilës gjurmon shenjat e dyshemesë në rrugë. Nëse filloni të largoheni nga korsia pa përdorur treguesit, sistemi ju paralajmëron dhe madje e kthen veturën në korsi.

Sistemi për mbajtjen e veturës në korsinë e vozitjes (Lane Following Assist)

Butësisht dhe sigurt: Ky sistem do të thotë një hap të madh drejt vozitjes gjysmë autonome – ju mban në mes të korsisë suaj dhe gjatë gjithë kohës kontrollon shpejtësinë dhe distancën e automjetit përpara, automatikisht përshpejton, frenon dhe ndalon sipas nevojës.

Të fundit

Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë, nuk e ndjen as tërmetin

Autoritetet infrastrukturore japoneze, kanë bërë të ditur se kanë lëshuar trenin më të shpejtë dhe më të sigurtë në vend. Sipas raportimeve të mediave, ky tren madje nuk e ndjen as tërm

Kia Motors Kosova vjen me zbritje të madhe

Kia Motors Kosova për këtë verë vjen me zbritjën e madhe. Për klientët e saj vjen po ashtu me ofertën që fillon me 7-të: 7 Vite Garancion      7 Servise FALAS    7 V

Historiku biçikletave në Shqipëri

Tradita biçikletave në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj. Turi biçikletave i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi p

“Harley Davidson”, pasioni që nuk njeh moshë

Harley-davidson lindi rastësisht në vitin 1902 kur dy të rinj nga Milwakee, William Harley dhe Arthur Davidson ndërtuan një prototip të një biçiklete të motorizuar. Harley i parë u ndërtua

Oferta bombastike nga Auto Mita

Auto Mita ka vendosur të ju befasoj sërish. ZERO ZERO quhet oferta më e mirë ndonjëherë!. Me 0% interes ju mund të bëheni me një kërr veturë të re. Mjafton të sillni veturën e vjetë dhe

Info Tjera