Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/lamborghini-essenza-scv12.jpg

Lamborghini i ri me 818 kuaj fuqi



Lamborghini ka prezantuar makinën e fundit, të quajtur Essenza SCV12, por pavarësisht parametrave fantastikë, nuk do të keni mundësi ta ngisni në rrugë ligjërisht.

Prandaj, kompania ju rekomandon që, nëse blini një nga 40 makinat që do të prodhohen, ta ruani në një garazh pranë selisë qendrore të saj në Itali.

Nëse pronarët do të duan ta ngasin makinën, Lamborghini merr përsipër ta dërgojë atë thuajse në çdo pistë garash në botë.

Lamborghini gjithashtu ofron një pilot profesionist për të ndihmuar në drejtimin e makinës.

Essenza SCV12 vjen me një motor me 12 pistona dhe mund të arrijë një shpejtësi mbi 250 km/h.

Në ndryshim nga makinat e tjera Lamborghini, Essenza do të ketë aktive vetëm rrotat e pasme.

Edhe pse nuk përputhet me rregulloret e rrugëve civile në të gjithë botën, pra nuk mund të ngitet në rrugë, makina e re i përmbush të gjitha kriteret e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Makina mund të ketë çfarëdo ngjyre që dëshiron blerësi, ndërsa timoni është i modeluar sipas makinave të Formula 1. SC do të thotë “Squadra Corse”, ose skuadra e garave, që është edhe emri i departamentit sportiv të Lamborghini-t.

Themeluesi i kompanisë në vitin 1963, Ferruccio Lamborghini, pati deklaruar se nuk donte që makina e tij të merrte pjesë në gara, ndryshe nga fqinji i tij Enzo Ferrari.

Por sot, pasi kompania është në pronësi të Volkswagen, Lambroghini merr pjesë në gara të ndryshme, si Le Mans.

Të fundit

Konkurrenti i Tesla, Lucid Air përdor lazer për autopilot

Sensorët Lidar do të përdoren për sistemin pjesërisht automatik të DreamDrive. Lucid Air do të prezantohet për herë të parë në shtator. Lucid DreamDrive, Sistemi i Ndihmuar i Shoferit të

Boeing ndalon prodhimin e aeroplanit 747

Gjiganti i aviacionit Boeing tha se do të ndalojë prodhimin e aeroplanit të tij klasik 747 dhe se planifikon shkurtime të vendeve të punës. Boeing tha se planifikon të ngadalësojë edhe prodhi

Dalin fotot e brezit të dytë të Audi A3

Në prag të fillimit të shitjeve të sedanit të ri A3, Audi njoftoi çmimin dhe fotot e këtij modeli. Brezi i dytë Audi A3 sedan debutoi disa muaj më parë, dhe kjo makinë së shpejti do të ar

Ofertë e madhe nga KIA Motors Kosova (Foto)

Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë të re dhe më shumë argëtim atë mund ta gjeni në Kia Stonic. Për të apasionuarit e modeleve SUV të vogla ka menduar KIA Motors Kosova, e cila vjen

Mercedes po tërheq 135,000 vetura nga tregu

Prodhuesi i makinave gjermane Mercedes-Benz pritet të tërheq 135,000 makina nga tregu për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm në sistemin e ajrit të kondicionuar. “Tubi i ujit në klas

Ja se si mund të duket BMW M3 i ri

Fansat e BMW-së mund të mësoheni më shpejt me përkëdhelje e re stilistike që janë kompania në përdorim në makinat e reja të saj. Kështu që unë të siguroni për të vendosur dukshëm m

Info Tjera