Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/F53E26F8-1B7A-4495-9A71-893F0D4A9BDD.png

Marka më e re premium mahniti botën me një veturë të re



Prodhuesi Korean Genesis ka prezantuar një Coupe elektrik nën emërtimin X.

Genesis X është një makinë koncept me të cilën marka premium në pronësi të Hyundai hap një kapitull të ri në historinë e tij të shkurtër.

Është një automjet GT me linja të theksuara sportive, i cili tregon një drejtim të ri të mundshëm në të cilin Genesis do të lëvizë në të ardhmen e rezervuar për automjetet elektrike.

  

Prodhuesi Korean përshkruan modelin e kësaj makine si “elegancë atletike” që marka mund të adoptojë për modelet e saj të reja

Pjesa e përparme e automjetit dominohet nga një maskë tipike me të cilën kjo markë e re e makinave premium është e njohur, ndërsa dritat janë bërë në formën e dy shiritave të hollë paralelë LED, një detaj elegant që mund të shihet në modelet standarde të Gensis.

“Kabina” është projektuar në mënyrë që pozicioni i shoferit të dalë jashtë. Brendësia duket shumë luksoze, dhe dizajni është minimalist.

  

Konstruktorët parashikuan që Genesis X mund të strehonte në mënyrë të qetë katër të rritur dhe t’ju drejtojë në udhëtime më të gjata.

Detajet në lidhje me sistemin e drejtimit nuk janë njoftuar, gjë që nuk është e çuditshme duke marrë parasysh se kompania thekson se tani për tani është vetëm një studim i dizajnit dhe se ne nuk do të shohim një version të prodhimit të kësaj makine në një të ardhme të parashikueshme, gjë që është vërtet për të ardhur keq.

Akoma, Genesis e lë derën hapur për t’u ofruar klientëve një model të ngjashëm serial me makinë elektrike në të ardhmen.

  

Të fundit

Ford Mustang është vetura sportive më e shitur më 2020

Për dy ditë, më 17 prill, Ford Mustang do të shënojë 57-vjetorin e themelimit dhe si dhuratë për kompaninë, është lajmi se kjo veturë sërish ishte më e shitura në botë sa u përket aty

Citroen prezantoi C5 X – Kombinim i sedanit, SUV-it dhe kamionçinës

Citroën paraqet C5 X, një përfaqësues i ridizajnuar i segmentit të kryqëzorëve rrugorë me një pamje autentike, i cili është një kombinim i sedan dhe kamionçinë, ose një zgjidhje inovati

Ford fillon prodhimin e modelit të ri të veturës më të shitur në SHBA

Ford-i ka nisur prodhimin e versionit të fundit të modelit F-150, që është vetura më e kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lloj i veturës është më i shituri në SHBA në 43 vi

Gjigantët gjermanë fillojnë vitin me shitje rekord në të gjithë botën

Një vit pas periudhës më të errët të prodhuesve të veturave gjermane në disa dekada, biznesi i shitjeve pothuajse s’ka qenë asnjëherë më mirë. Në raportin e publikuar së fundmi nga dy

Kroatët po ndryshojnë rregulloret e trafikut, kjo gjithashtu ka të bëjë me shoferët tanë

Plani i ri Kombëtar i Sigurisë Rrugore parashikon heqjen e 10% të tolerancës për shpejtësi dhe uljen e vlerave kufitare të sasisë së lejuar të alkoolit në gjakun e shoferit, e cila tani arr

Toyota zbulon pasardhësin e GR-86

Toyota ka zbuluar Coupe-n e ri të GR86, pasardhës i GT86, i cili pritet të dalë në shitje në Japoni në vjeshtën e këtij viti. Ai u krijua në gjeneratën e dytë të Subaru BRZ, me të cilën

Info Tjera