Mercedes EQS bëhet realitet
Mercedes Eqs do të prezantohet zyrtarisht në 15 prill, ndërkohë që pritet të shkojë në treg në fund të vitit.
Të shumta janë veçantitë e krijesës së re të shtëpisë automobilistë gjermane, duke filluar nga pamja vërtet ndjellëse dhe teknologjia brenda saj, por kryesorja ka të bëj me baterinë e saj.
Sipas të dhënave, ajo premton të jetë bateria më e madhe e instaluar ndonjëherë në një makinë serie.
Bëhet fjalë për një bateri me kapacitet 108 kWh, e përbërë nga 9 module nikeli, litiumi dhe kobalti, që sipas gjermanëve garanton deri në 700 kilometra autonomi veturës që do të rivalizojë konkurrentet e saj si Porsche Taycan, Tesla Model S 2021, Audi e-tron GT dhe Bmw i4.
E gjithë ajo forcë shtytëse sipas Mercedes do të mundet të karikohet në pak minuta, falë një sistemi të ri dhe tejet të shpejtë.
Mercedes Eqs do të prodhohet në fabrikën e Sindelfingen të Gjermanisë, e njohur për prodhimit e modelit S Class.