Motorizëm http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/x17hr8kpq0kipjpphqb3.jpg

Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë, nuk e ndjen as tërmetin



Autoritetet infrastrukturore japoneze, kanë bërë të ditur se kanë lëshuar trenin më të shpejtë dhe më të sigurtë në vend. Sipas raportimeve të mediave, ky tren madje nuk e ndjen as tërmetin.

Treni i tipit N700S mund ta arrijë shpejtësinë maksimale në 360 kilometra në orë, ndonëse në hekurudhën ku do të qarkullojë, shpejtësia më e madhe e lejuar është 285 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”.

  Sistemi i hekurudhës është i lidhur me sensorët që vërejnë dridhjet e tokës.

Nëse vërehet ndonjë tërmet, sistemi i energjisë ndalet automatikisht dhe aktivizohen frenjtë emergjentë.

Linja nëpër të cilën do të qarkullojë treni i ri lidh qytetet Tokio, Osaka dhe Kobe dhe është një ndër më të famshmet në botë.

Kjo linjë ishte e para në botë nëpër të cilën qarkulloi një tren i shpejtë më 1 tetor të vitit 1964.

Modeli N700S duket shumë i ngjashëm me trenin që do ta zëvendësojë, N700, por ka disa karakteristika të reja e mbresëlënëse.

Ulëset mund të shtrihen deri në një masë, secila prej tyre ka prizë për mbushje të telefonave dhe pjesa për mbështetjen e kokës ka drita që ndizen sa herë që treni i afrohet një stacioni për t’ua sjellë ndër mend pasagjerëve që t’i marrin valixhet e tyre.

Treni i ri si burim energjie i shfrytëzon bateritë me komibinimin litium-jon dhe nuk ka nevojë ta shfrytëzojë rrjetin elektrik me tela.

Të fundit

Konkurrenti i Tesla, Lucid Air përdor lazer për autopilot

Sensorët Lidar do të përdoren për sistemin pjesërisht automatik të DreamDrive. Lucid Air do të prezantohet për herë të parë në shtator. Lucid DreamDrive, Sistemi i Ndihmuar i Shoferit të

Dalin fotot e brezit të dytë të Audi A3

Në prag të fillimit të shitjeve të sedanit të ri A3, Audi njoftoi çmimin dhe fotot e këtij modeli. Brezi i dytë Audi A3 sedan debutoi disa muaj më parë, dhe kjo makinë së shpejti do të ar

Ofertë e madhe nga KIA Motors Kosova (Foto)

Nëse jeni duke kërkuar për një përvojë të re dhe më shumë argëtim atë mund ta gjeni në Kia Stonic. Për të apasionuarit e modeleve SUV të vogla ka menduar KIA Motors Kosova, e cila vjen

Mercedes po tërheq 135,000 vetura nga tregu

Prodhuesi i makinave gjermane Mercedes-Benz pritet të tërheq 135,000 makina nga tregu për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm në sistemin e ajrit të kondicionuar. “Tubi i ujit në klas

Ja se si mund të duket BMW M3 i ri

Fansat e BMW-së mund të mësoheni më shpejt me përkëdhelje e re stilistike që janë kompania në përdorim në makinat e reja të saj. Kështu që unë të siguroni për të vendosur dukshëm m

Ford prezanton makinën elektrike Mustang Mach-E me 1400 kuaj fuqi

Ford ka ndërtuar një version përbindësh të makinës elektrike, Mach E. Kjo quhet Mach E 1400. Shifra 1400 qëndron për shkak se ka 1.400 kuaj fuqi, gjë që është bërë e mundur nga shtatë m

Info Tjera