Në ditëlindjen e 80-të vjen me dy modele speciale
Jeep ka lansuar modele të veçanta të SUV-ëve, Renegade dhe Wrangler, në përvjetorin e 80-të të vet.
Dy versionet mund të porositen në Britani nga pranvera, ndonëse nuk ka çmime të konfirmuara.
Në këto modele do të jetë edhe logo e 80 vjetorit të Jeepit.
Modeli i veçantë i Renegade do të përfshijë llamba LED të përparme, të mjegullës dhe po ashtu xhama të pasëm të privatësisë.
Blerësit po ashtu do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy motorëve me benzinë – 1.0 litra me tre cilindra, apo 1.3 litra me katër cilindra.
Wrangler po ashtu do të ketë drita LED, por motori do të jetë 2.0 litra turbo me katër cilindra.