Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/2.jpg

Njihuni me modelin e bukur Jimny (Foto)



Prodhuesi i njohur japonez i veturave, Suzuki rikthen modelin Jimny.

Ky model që ishte prodhuar në vitet e ’70-ta, tash vjen me një gërshëtim të klasikës dhe modernes, duke e bërë xhipin e vogël një veturë shumë të pëlqyeshme për vozitësit e terreneve të vështira përmes tërheqjes së 4 rrotave 4×4, ashtu edhe në lëvizje nëpër rrugët urbane, raporton Auto Plus.

Jimny që në Kosovë mund ta gjeni tek Auto Kaçandolli, ju sjellë nostalgjinë e modeleve të kaluara dhe pamjen e lezetshme të veturave të ditëve të sotme, përmes përzierjes së stilit klasik dhe bukurive moderne.

Dritat e fenerëve i ka LED të rrumbullakët, rrotat janë të madhësisë 15 inç dhe Jimny 2019 vjen edhe me një ekran masiv në qendër të paneleve prej 9-inç, që ka ju mundëson lidhjet me USB, Bluetooth, iPod Apple CarPlay / Android Auto, pastaj kamerë të pasme, butona të kontrollit audio dhe timonin e mbuluar nga lëkura dhe matësi i shpejtësisë njëngjyrësh dixhital. 


Ai vjen me formatin e dy dyerve, por ka vend për 4 persona.

Jimny vjen me airbagë të dyfishtë të përparme, rripa të sigurimit për shoferin dhe pasagjerin, rripa sigurie për udhëtarët mbrapa dhe megjithëse nga jashtë duket i vogël, përmes palosjes së karrigeve të prapme, ju ofron mundësinë të keni një bagazh të mjaftueshëm qoftë për të marrë gjëra të ndryshme për piknik, apo edhe për të bërë një sy gjum. Një nga pajisjet që e bënë të veçantë këtë veturë është sistemi ALLGRIP PRO 4WD, ai i Ndihmës së Sigurisë, me frenim automatik të përplasjes përpara, paralajmërimin gjatë ndërrimit të korsisë, rreze të larta automatike dhe njohjen e shenjave të trafikut.

Është vendosur gjithashtu, sistemi i kontrollimit të ngjitjes dhe zbrites nga kodra, pastaj ABS me funksionin e ndihmës së frenave, kontroll të stabilitetit, sensorët e afërsisë, monitorimin e presionit të gomave dhe gjashtë airbag.

Këto karakteristika janë mjaft të mjaftueshme që të ju bëjnë të ndiheni të sigurt në vozitje, raporton Auto Plus.

Jimny vjen me motor benzin 1.5L, katër cilindrësh dhe me 100 kuaj fuqi që e bënë të duket sikur një veturë SUV, duke ju bërë të sigurtë të ndiheni edhe gjatë parakalimit apo lëvizjes nëpër kthesa, si në rrugë malore ashtu edhe nëpër rrugë urbane.

Vetura vjen me 5 ndërrues manual të shpejtësisë  dhe 4 ndërrues të shpejtësisë automatik.

Nga ana e jashtme, dizajni katror ka për qëllim të tërheqë entuziastët, por edhe të jetë praktik si në kushtet urbane ashtu edhe në shkretëtirë.

Tavani është në formë guaske i sheshtë, kurse llambat e pasme janë zhvendosur në parakolp, në mënyrë që kapaku të jetë më i gjerë.

Gjithçka që duhet të bëni, është të vizitoni Auto Kaçandolli që mban ekskluzivitetin për veturat e markës SUZUKI, të cilat mund t’i bleni edhe përmes lizingut të ofruar nga banka Raiffeisen.

E gjeni në Zonën Industriale në Prishtinë. 

 

https://www.facebook.com/suzukikosova1/

Të fundit

Historiku biçikletave në Shqipëri

Tradita biçikletave në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj. Turi biçikletave i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi p

“Harley Davidson”, pasioni që nuk njeh moshë

Harley-davidson lindi rastësisht në vitin 1902 kur dy të rinj nga Milwakee, William Harley dhe Arthur Davidson ndërtuan një prototip të një biçiklete të motorizuar. Harley i parë u ndërtua

Oferta bombastike nga Auto Mita

Auto Mita ka vendosur të ju befasoj sërish. ZERO ZERO quhet oferta më e mirë ndonjëherë!. Me 0% interes ju mund të bëheni me një kërr veturë të re. Mjafton të sillni veturën e vjetë dhe

Lamborghini prezanton ‘bishën’ mbi ujë (Foto)

Gjiganti botëror i veturave të shpejta Lamborghini, ka prezantuar modelin më të ri të jahtit. Tecnomar Lamborghini 63 pritet të ju ofroj kënaqësi të papërshkrueshme gjatë lundërimit mbi uj

Njihuni me limuzinën unike të diktatorit shqiptar (Video)

Emisioni “Opinion” i është dedikuar makinave retro në Shqipëri. Limuzina e diktatorit Enver Hoxha është padyshim makina retro më e famshme dhe më me vlerë. Diktatori Hoxha e përdori atë

Mitsubishi Space Star, veturë me të gjitha pajisjet

Mercom Company SHPK përmes kompanisë së saj Mitsubishi Motors Kosova ka sjellë në vendin tonë modelin më të ri të Mitsubishi Space Star 1.2 MIVEC Invite. Ky model vjen me një çmim prej 11.4

Info Tjera