Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/aspark-owl-autocar-2.jpg

Njihuni me superveturën japoneze (Video)



Me çmim prej 3 milionë eurosh dhe për 1,69 sekonda arrin shpejtësinë prej 100 km/h.

Këto janë tre nga numrat e shumtë që përfaqësojnë më së miri super-veturën japoneze ”Aspark Owl”, me qendër në Osaka, ndërtimi i së cilës iu besua kompanisë italiane ”Manifattura Automobili Torino”.

Vetura do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për Evropë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Modeli i kësaj veture është ekspozuar tashmë në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.

Performanca e makinës është pothuajse një perfeksion shkencor, duke filluar nga furnizimi me energji te një magnet i përhershëm për të krijuar një veturë elektrike me të gjitha rrotat me 1.958 kuaj fuqi.

Bateria 64 kwh, do t’i garantojë veturës përshkimin e një distance prej 450 kilometrash.

Ndër elementet kryesore të modelit ”Aspark Owl” janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë strukturës dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1.900 kilogramësh.

Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë.

Të fundit

Shitet McLaren F1 për 15,000,000 dollarë (Video)

McLaren F1 u prodhua në vetëm 64 kopje dhe një i tillë shitet aktualisht në Shtetet e Bashkuara. Kjo makinë është një nga shtatë kopjet e para të makinës McLaren F1, por as kilometrazhi dh

McLaren prezanton makinën e epokës së re

McLaren ka prezantuar makinën e re hibride, që ka si objektiv të konkurrojë me Ferrari F8, Maserati MC20 apo Lamborgini Huracan. Me gjatësi 4,5 metra, gjerësi 2,1 metra dhe lartësi 1,1 metra, M

Legjenda Ferrari 250 GTO është përsëri në shitje

GTO Engineering është një kompani në Mbretërinë e Bashkuar që ka shpallur Project Moderna, i cili do të ndërtojë një interpretim modern të modelit legjendar Ferrari. Njoftimi i projektit u

Çfarë risish do na sjellë modeli Mercedes C (Video)

Në pothuajse katër dekada të klasës C, prodhuesi gjerman ka shitur 10.5 milionë nga këto automjete, kështu që nuk ka dyshim se është produkti më i rëndësishëm i kompanisë nga Stuttgart.

Golfi hibrid po shkon “flakë”, Volkswagen nuk po arrin të prodhojë sa është kërkesa

Fabrika më e madhe e Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, po lufton për të përmbushur kërkesat e klientëve për modelin Golf për shkak të mungesave të qelizave të baterisë për versionet hib

Mos u nisni me veturë nëse nuk i keni me vete këto 11 gjëra

Nëse dëshironi të udhëtoni të sigurt dhe të jeni plotësisht të përgatitur për të gjitha rrethanat e paparashikuara, ekziston një listë e gjërave që duhet të keni në makinë. Kjo kësh

Info Tjera