Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Porsche_Skoda-i-ri_telegraf_780x438px-780x439-1.png

Octavia, ikona e markës SKODA



Octavia është dhe pritet të jetë modeli më i shitur nga SKODA.

Prej ditës së parë kur ka startuar prodhimi i saj më shumë se 6.5 milionë vetura janë prodhuar deri më tani dhe mund të themi lirisht se është lider i padiskutueshëm në segmentin e tij në Evropë.

Në modelin e ri vihen re shumë shpejtë ndryshimet në pamje.

Tani ka një pamje më dinamike njëkohësisht shumë elegante.

Dhe pse model komplet i ri ajo vërehet nga larg se i përket familjes SKODA, e kjo vjen falë grillit te parë i cili e ruan simbolikën e markës në të gjitha modelet e tij.

Nga pjesa e pasme të jep një ndjesi të veturës pothuajse coupe, me shkrimin SKODA sipër e cila është risi e markës kohëve të fundit.

Po ashtu është marrë një hap i madh sa i përket pamjes së brendshme, me teknologjinë e fundit të ofruar në automobilizëm.

Siç është dhe Cockpiti digjital me dy ekrane nga 10 inç, Head-up display në xhamin e kahjes së vozitësit dhe ndërruesin me te ri (Shift by Wire).

Mirëpo asnjëherë duke mos i ikur hapësirës së madhe dhe komode qe SKODA ofron gjithmonë.

Konzola e parë tani ka më shumë hapësire sesa më parë, falë ndërruesit të ri Shift by Wire dhe frenit të dorës i cili tani është elektrik.

Po ashtu nuk duhet harruar dhe timoni, i cili tani vjen me dizajn komplet të ri dy krahësh, e qe i jep vulë dizajnit të përsosur të SKODA-s.

Bagazhi është bërë edhe më i madh, tani akomodon 600 l dhe zgjerohet deri në 1,555 l.

Dizajni i OCTAVIA’s ju fton të zbuloni më shumë.

Bëjeni atë duke zbuluar se çfarë është nën mbulesën e tij.

Gjithmonë do të gjeni fuqinë që ju përshtatet, pa kompromentuar performancën ose mjedisin.

Gama e fuqishme e motorëve TSI dhe TDI pasqyron përpjekjen e vazhdueshme të SKODA-s për të zvogëluar nivelet e emisioneve CO2.

Për këtë arsye është prezantuar dhe motorri Evo TDI.

Ky version i motorit është i pajisur me ndërruesin e ri manual 6 –shpejtësi, dhe mund të arrijë një konsum të kombinuar të karburantit 3 .6 l/ 100 km dhe nivelin e emisionit CO2 96 g/km.

Duke ju falënderuar teknologjisë Twin-Dosing*, motorët e rinj prodhojnë deri 80% më pak NOx krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Octavia e re mund të kombinohet edhe me motorët benzin 1.5 TSI me ndërrues manual apo 2.0 TDI me 150 kuajfuqi me ndërrues automatik DSG.

Octavia e re ka një çmim fillestar prej 19,500.00 €

Ju mirëpresim në Porsche Prishtina, për tu njohur më detajisht me modelin, e pse jo dhe ta testoni në vozitje.

Të fundit

Me vetëm 50 kilometra të kaluara, shitet Honda S2000

Praktikisht një makinë e re. Honda S2000 do të dalë në ankand në janar dhe historia e kësaj makine është jashtëzakonisht interesante. Hedi Sirinkone bleu këtë makinë në Nju Jork, dhe në

BMW Mini krijon makinën elektrike që duket si një dhomë e gjallë (Foto)

Gjiganti gjerman i prodhimit të veturave BMW bashkë me kompaninë që ka në pronësi MINI, ka krijuar një makinë elektrike me koncept futuristë që duket si një dhomë e gjallë brenda dhe ka v

Toyota GR Yaris, super veturë sportive

Toyota GR Yaris shumë shpejt pritet të jetë në listën e veturave të preferuara të ithtarëve të veturave, shkruan “The Sun”. Inicialet GR, janë për Gazoo Racing. Kjo dëshmon se nuk ësh

15 milionë vetura elektrike deri më 2030 në Gjermani

Gjermania do të duhet që t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Mini

S-Class Maybach është Mercedesi më luksoz që është ofruar ndonjëherë

Sipas njoftimeve, Mercedes po ofron një veturë mjaft luksoze të Klasit S. Është një veturë me bosht 18 cm më të gjatë (3,396 mm), dhe në varësi të tregut, do të ofrohen dy versione. Ofer

Fordi i 1983 shitet në ankand me shifrën e çmendur

Shifër e çmendur, por një Ford Escort është shitur gati sa 5-fishi i vlerës origjinale. Modeli i rradhë RS1600i kushtonte 6,700 paund në 1983, ndërsa tani është shitur për 30 mijë paund.

Info Tjera