Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/lanzamiento-volkswagen-tiguan-allspace-2-0-tdi-4motion.jpg

Përditësohet Tiguan Allspacein



Volkswageni ka përditësuar modelin Tiguan Allspace, duke i dhënë modelit standard më shumë stil, pajisje ekstra të sigurisë dhe teknologji të nivelit të avancuar.

Gjiganti gjerman do të nisë pranimin e porosive këtë muaj, me porositë e para që do të dorëzohen në muajin tetor. Çmimi, sipas brendit gjerman, do të jetë rreth 36 mijë euro.

Përditësimet kozmetike përfshijnë aliazhet e rrotave 18-inç, drita Matrix, kofano më të fryrë e grilë të re. Blerësit mund të zgjedhin edhe dy lloje ngjyrash, të bardhë dhe të kuqe.

Modeli i përditësuar peshon 2.5 tonë.

Në brendi, vetura e re ka marrë mbulesa të reja të veturave, panele të reja të dyerve, kontrollues të rinj të klimës e ekrane digjitale me butonë të veçantë.

Përditësimi sjell edhe asistentin e ngasjes që mund të marrë kontrollin e ngasjes dhe frenimit në shpejtësi deri në 200 kilometra për orë.

Gama e motorëve është thuajse identike me modelin standard.

Motorët benzinë nisin me versionin 1.5-litërsh me katër cilindra, me 148 kuajfuqi. Mbi të është modeli 2.0-litërsh me 187 dhe 242 kuajfuqi e me marsh automatik me shtatë shpejtësi dhe sistem të tërheqjes me katër rrotë.

Blerësit mund të zgjedhin edhe dy modele dizelë, me 2.0-litra në motor, por me 148 respektivisht 197 kuajfuqi.

Ekziston edhe modeli hibrid, që përdor motorin 1.4-litërsh benzinë dhe një motor elektrik.

Të fundit

BMW planifikon modele speciale për 50-vjetorin e “M3”

Divizioni i veturave muskuloze në BMW, “M Division”, do të mbushë 50 vjet vitin e ardhshëm. Me këtë rast prodhuesi gjerman planifikon ta festojë ditëlindjen me edicione speciale. Bazuar n

Për këtë veturë të vitit 1971 dikush ofroi 4.8 milionë dollarë

Një makinë e rrallë e Plymouth Hemi ‘Cuda Convertible e vitit 1971 mori një ofertë të lartë prej 4.8 milionë dollarë në ngjarjen e Ankandeve Mecum në Indianapolis të premten mbrëma, por

20,000 rezervime për kamionetën e re elektrike

Vetëm një ditë pas prezantimit të kamionetës së re elektrike të Fordit, F-150 Lightning, është ngjallë një interesim shumë i madh i blerësve potencialë. Prodhuesi prestigjioz amerikan i

BMW përgatit versionin M të sedanit elektrik me 530 kuaj fuqi

BMW i4 M50 do të debutojë në fillim të qershorit.  Pas lansimit të sedanit elektrik i4, BMW do t’u ofrojë klientëve një version me performancë të lartë të M50. Prodhuesi bavarez postoi

Nis testimi i Porsche elektrike

Makina plotësisht elektrike Porsche Macan tani po testohet në rrugë. Prodhuesi i automjeteve njoftoi këtë dhe publikoi disa fotografi të prototipit në të njëjtën kohë. Makina elektrike ësh

Ferrari surprizon adhuruesit e shpejtësisë

Ferrari pret të joshë klientë të rinj që janë “adhurues të shpejtësisë” në versionin e rifreskuar të motorit të Portofino. Ai do të quhet quhet Portofino M. Kompania vlerëson

Info Tjera