Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/VW-will-resume-ID3-production-reaffirms-summer-European-launch-date.jpg

Volkswagen tërheq nga tregu mbi 38.000 vetura



Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, është detyruar që të tërheqë nga tregu mijëra vetura për shkak të problemeve me pedalet e frenave, ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj kompanie.

Volkswageni do të tërheqë nga tregu rreth 38.000 vetura, duke përfshirë modelet Golf, Tiguan, Touran dhe T-Roc që janë të prodhuar më 2020.

Nga këto vetura, më pak se 17.600 prej tyre gjenden në tregun gjerman.

Zëdhënësi i Volkswagenit ka thënë për mediat se nga problemi me pedalet e frenave deri më tani nuk është regjistruar asnjë dëmtim apo aksident.

Gjatë kontrollimit të brendshëm të veturave, inxhinierët zbuluan se pllaka e pedales së frenave, të cilën shoferi e shtyp gjatë frenimit, mund të shtrembërohet ose edhe të shkëputet.

Ky problem është vërejtur te veturat automatike dhe ato që kanë timonin në anën e majtë.

Në Evropë, veturat me timon në anën e majtë më së shumti përdoren në Britani të Madhe, Irlandë, si dhe në Qipro e Maltë.

Po ashtu, këto lloj vetura përdoren edhe në Japoni.

Veturat e tërhequra nga tregu duhet të kontrollohen dhe të rregullohen nëse është e nevojshme, ka thënë një burim nga selia e Volkswagenit në Wolfsburg.

Administrata Federale Gjermane e Automobilave është duke e monitoruar procedurën e tërheqjes nga tregu të këtyre veturave me probleme me pedalet e frenave.

Të fundit

BMW planifikon modele speciale për 50-vjetorin e “M3”

Divizioni i veturave muskuloze në BMW, “M Division”, do të mbushë 50 vjet vitin e ardhshëm. Me këtë rast prodhuesi gjerman planifikon ta festojë ditëlindjen me edicione speciale. Bazuar n

Për këtë veturë të vitit 1971 dikush ofroi 4.8 milionë dollarë

Një makinë e rrallë e Plymouth Hemi ‘Cuda Convertible e vitit 1971 mori një ofertë të lartë prej 4.8 milionë dollarë në ngjarjen e Ankandeve Mecum në Indianapolis të premten mbrëma, por

20,000 rezervime për kamionetën e re elektrike

Vetëm një ditë pas prezantimit të kamionetës së re elektrike të Fordit, F-150 Lightning, është ngjallë një interesim shumë i madh i blerësve potencialë. Prodhuesi prestigjioz amerikan i

BMW përgatit versionin M të sedanit elektrik me 530 kuaj fuqi

BMW i4 M50 do të debutojë në fillim të qershorit.  Pas lansimit të sedanit elektrik i4, BMW do t’u ofrojë klientëve një version me performancë të lartë të M50. Prodhuesi bavarez postoi

Nis testimi i Porsche elektrike

Makina plotësisht elektrike Porsche Macan tani po testohet në rrugë. Prodhuesi i automjeteve njoftoi këtë dhe publikoi disa fotografi të prototipit në të njëjtën kohë. Makina elektrike ësh

Përditësohet Tiguan Allspacein

Volkswageni ka përditësuar modelin Tiguan Allspace, duke i dhënë modelit standard më shumë stil, pajisje ekstra të sigurisë dhe teknologji të nivelit të avancuar. Gjiganti gjerman do të nis

Info Tjera