Auto Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/volvo.jpg

Volvot më të bukura të të gjitha kohëve (Foto)



Veturat Volvo, për shkak të reputacionit që kanë si makinat më të sigurta në botë, janë në krye të listës kur është në fjalë siguria në rrugë.

Përqendrimi i Volvos në sigurinë e udhëtarëve vjen nga koha kur inxhinieri suedez Nils Bohm shpiku rripin e sigurisë ashtu si e përdorim edhe sot, shkruan AutomobieMag.

Mirëpo veturat Volvo njihen edhe për dizajne të mira.

Këtu mund të shihni disa prej tyre:

Modeli PV654 de lux (1933-34)

Volvo së pari prodhoi motorin me gjashtë cilindra në vitin 1929, për të garuar në një treg ku dominonin veturat amerikane.

Nga viti 1929 deri më 1937, Volvo prodhoi një seri të modeleve PV650, por më i miri ishte PV654 de lux.

Ky model erdhi me një motor prej 3.4 litrave dhe me tri shpejtësi manuale.

Brenda mund të uleshin 5 udhëtarë. Përfshinte një trup nga çeliku, rrota më të vogla, një shasi më të fuqishme dhe aerodinamikë të përmirësuar.

Por dizajni i jashtëm e bëri atë njërin nga Volvot më të bukura të ndërtuara ndonjëherë.

Modeli PV544 (1958-66)

I krijuar kah fundi i Luftës së dytë Botërore, modeli Pv444 u shfaq si simbol i paqes dhe ditëve më të mira.

Në pjesën e përparme kishte panelin e kontrolleve me një matës të shpejtësisë si në termometër.

Në ulëset e prapme tani mund të uleshin tre persona dhe kishte komfort të përmirësuar.

Nga jashtë, kishte xhamin e përparmë të lakuar dhe të ndërtuar nga një copë e vetme.

Gjithashtu kishte katër shpejtësi manuale dhe një motor prej 1.8 litrave.

Modeli P1800 (1961-73)

I dizajnuar nga Pelle Pettersen dhe i frymëzuar nga stili italian, Volvo shfaqi për herë të pare modelin P1800 në Panairin e Automobilave në Gjenevë në vitin 1961.

Por ishte modeli P1800ES i cili u dëshmua si më i miri, me një bagazh nga xhami, vend të gjerë për udhëtarët, dhe hapësirë në bagazh për të mbajtur pajisje të sporteve të jashtme.

Gjenerata e dytë e Volvo XC60 është në krye të listës si SUV më atraktiv i prodhuar në dekadën e fundit. Përgjatë modeleve të Volvos, gjenerata e dytë e Volvo XC60 është bërë modeli më i shitur dhe favorit tek entuziastët e Volvos. Modeli origjinal ka arritur pothuajse 1 milionë shitje në tërë botën.

Të fundit

Japonia lëshon trenin që lëviz 360 kilometra në orë, nuk e ndjen as tërmetin

Autoritetet infrastrukturore japoneze, kanë bërë të ditur se kanë lëshuar trenin më të shpejtë dhe më të sigurtë në vend. Sipas raportimeve të mediave, ky tren madje nuk e ndjen as tërm

Kia Motors Kosova vjen me zbritje të madhe

Kia Motors Kosova për këtë verë vjen me zbritjën e madhe. Për klientët e saj vjen po ashtu me ofertën që fillon me 7-të: 7 Vite Garancion      7 Servise FALAS    7 V

Historiku biçikletave në Shqipëri

Tradita biçikletave në Shqipëri është e hershme dhe ka një historik të saj. Turi biçikletave i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi p

“Harley Davidson”, pasioni që nuk njeh moshë

Harley-davidson lindi rastësisht në vitin 1902 kur dy të rinj nga Milwakee, William Harley dhe Arthur Davidson ndërtuan një prototip të një biçiklete të motorizuar. Harley i parë u ndërtua

Oferta bombastike nga Auto Mita

Auto Mita ka vendosur të ju befasoj sërish. ZERO ZERO quhet oferta më e mirë ndonjëherë!. Me 0% interes ju mund të bëheni me një kërr veturë të re. Mjafton të sillni veturën e vjetë dhe

Info Tjera