Auto / Tech http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/03/pc-750x430.jpeg

50,000 uebsajte WordPress janë infektuar me maluerë kriptografikë (Foto)

Publikuar: 08/03/2018

Epidemia e maluerëve kriptografikë mund të dalë në çdo moment nga kontrolli: 50,000 uebsajte WordPress janë infektuar me skripte të monedhave kriptografike sipas hulumtuesit të sigurisë Troy Mursch.

Duke u bazuar në një kod burim të motorit PublicWWW për të skanuar faqet me maluerë kriptografikë, Mursch gjeti 48,953 uebsajte të prekura.

Hulumtuesi tha se Coinhive vijon të jetë skripti kriptografik më i përhapur dhe ka pushtuar plot 40,000 uebsajte, ose 81% të të gjitha rasteve të regjistruara.

Mursch kishte arritur të zbulonte të paktën 30,000 uebsajte të infektuara me Coinhive në Nëntor të vitit të kaluar.

Pjesa tjetër, ose 19%, zihet nga maluerë Crypto-Loot, CoinImp, Minr dhe deepMiner.

Hulumtuesi i Mursch thotë se 2,057 sajte janë infektuar nga Crypto-Loot, 4,119 nga CoinImp, 692 nga Minr dhe 2,160 nga deepMiner.

Në Shkurt u zbulua se një mori uebsajtesh të ligjshme ishin pushtuar nga skriptet kriptografikë.

Madje edhe faqja e Ministrisë së Shëndetësisë duket të ketë rënë prej e një sulmi të ngjashëm muajin e kaluar. /PCWorld Albanian