Teknologji http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/facebook-privacy-settings.jpg

5 gjëra që duhet t’i fshini nga llogaria juaj në Facebook pas skandalit

Publikuar: 09/04/2018

Me një numër prej biliona përdoruesish në botë, Facebook është shndërruar në një nga platformat më të fuqishme sociale.

Kur bëhet fjalë pikërisht për gjëra që kanë një ndikim të konsiderueshëm në jetën tonë, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në menaxhimin e tyre.

Në rastin e Facebook-ut, do të ishte mirë po të mendoheshit dy herë përpara se të lini disa informacione të hollësishme në lidhje me veten, të tilla si: adresa e banimit apo emri i shkollës ku keni studiuar.

Skandali i Cambridge Analytica që shpërtheu së fundmi, e ka vënë në mëdyshje besueshmërinë e rrjetit social Facebook në sytë e shumë përdoruesve të tij.

Të shqetësuar për privatësinë, disa prej tyre i kanë fshirë përfundimisht llogaritë e veta në këtë rrjet.

Nëse doni që ta mbani ende llogarinë tuaj në Facebook, por duke u kujdesur më shumë për privatësinë, ju sugjerojmë të fshini 5 gjërat e mëposhtme:

Ditëlindjen
Ky detaj është një informacion shumë i rëndësishëm, që zakonisht i bashkëshoqërohet emrit dhe adresës tuaj.

Duke pasur në dorë detaje të tilla, njerëzit mund të hyjnë lehtësisht në llogarinë tuaj bankare apo në gjërat e tjera personale.

Numrin e telefonit
Kur e shfaqni numrin e kontaktit në faqen tuaj, në rastin më të mirë mund t’i jepni mundësinë ndonjë admiruesi të sjellshëm që t’ju telefonojë, e në rastin më të keq mund t’ju qepet me telefonata ndonjë maniak.

Prandaj, kini kujdes!.

Një pjesë të “miqve”
Profesori i Psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, Rubin Dunbar mendon se njeriu mund të ketë deri në 150 miq, me të cilët arrin të ruajë një marrëdhënie të qëndrueshme.

Pasi vrojtoi rreth 3400 përdorues të Facebook-ut, Dunbar zbuloi se vetëm 4.1% e miqve që këta përdorues kishin në listë, i konsideronin si njerëz të besueshëm, dhe rreth 13.6% kishin shfaqur njëfarë keqardhjeje gjatë “krizave emocionale” të tyre.

Për këtë arsye, heqja nga lista e disa miqve me të cilët nuk komunikoni, do ta bënte më të shëndetshëm bashkëveprimin tuaj në median sociale.

Fotografitë e fëmijëve
Në lidhje me këtë detaj, Victoria Nash, Menaxherja e Oxford Internet Institute, u bën një pyetje domethënëse prindërve: “A do të donin fëmijët tuaj, që të shihnin këto lloj informacionesh për veten pasi të jenë rritur?”

Mos e tregoni asnjëherë vendndodhjen!
Njerëzit harrojnë se duke e treguar vendndodhjen në një status Facebook-u, ata bëhen lehtësisht të arritshëm nga të tjerët.