Mbrapa

Instagram lejon editimin e fotografive të dërguara me mesazhe

Publikuar: 30.11.2017

Instagram ka shtuar edhe një përditësim të ri, me të cilin ia mundëson përdoruesve që të bëjnë editimin e fotografive që pranojnë përmes “Instagram Direct”.

Tani kur përdoruesit shikojnë fotografitë e dërguara nga shokët e tyre në Direct, nëse prekin ikonën e kamerës, mund ta marrin atë dhe ta rikthejnë.

Ata mund ta editojnë foton, duke i shtuar emotikona, duke rritur apo zvogëluar fotografinë, t’i shtojnë tekst dhe të vizatojnë në të para se ta dërgojnë tek shokët.

Ky përditësim tani është lansuar për të gjitha versionet e Instagram, si në Android ashtu edhe për iOS. 

/MediaPress