Mbrapa

Debuton Jeep Wrangler 2018

Publikuar: 01.12.2017

Modeli krejtësisht i ri Jeep Wrangler 2018 ka debutuar në Los Angeles Auto Show.

Jeepi i ri ngjan në modelin aktual, por kompania thotë se ky është SUV-i më i rehatshëm i krijuar ndonjëherë.

Vetura është e dizajnuar për të pasur aerodinamikë më të mirë, performancë më të mirë dhe teknologji të re.

Modeli 2018 do të ketë motor 3.6-litra V6 me deri 285 kuajfuqi me një opsion të marshit automatik dhe manual.

Një motor tjetër 2.0-litra pritet të vijë po ashtu me teknologji të re që mundëson kursime në vozitje.

Ndryshime të mëdha ka në pjesën e përparme të interierit ku vetura vjen me ekrane standarde të ndjeshme në prekje.

Jeepi do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm. 

/MediaPress