Mbrapa

Hi Tech dhuratë për 2017

Publikuar: 04.12.2017

Teknologjia në kohët e sotme ka hyrë në çdo sektor të jetës,jo vetëm në pajisjet e komunikimit, por në kuzhinë, në rritjen e fëmijëve, në lehtësimin e transportit etj.

CNN Tech sjell disa nga këto pajisje që mund të bëni dhuratë në këtë fundviti, që janë praktike dhe të rehatshme.

Suzy Snooze
Ndihmon të vegjlit të flenë teksa të mëdhenjtë vijojnë me punët e tyre.

Ajo shërben si muzikë dhe si dritë gjumi.

Lidhet përmes wirless me një aplikacion dhe kthehet në jnë audio monitor.

Nëse fëmija qan në mes të natës ai e gjurmon zhurmën dhe bën muzikë duke u përpjekur ti kthejë në gjumë.

E krijuar nga BleepBleeps kushton 249 dollarë.

Pressure Cooker
Në botën e sotme të kuzhinës kjo lloj tenxhere është majft e përhapur dhe ka marka të ndryshme.

CNN na sjell Instant Pot, pajisja që bën ushqimin e shpejtë dhe të shumëllojshëm në një tenxhere.

Pajisje të tilla nisin nga 80 dollarë.

Kufjet
Sidomos në Shqipëri është bërë një pajisje e domosdoshme pas forcimit të ligjit për mospërdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Një kufje e tillë e cila lidhet me ëireless ose me bluetooth me telefonin janë mjaft të rehatshme

OneStep2
Para daljes së Instagramit të gjithë e dimë që ka ekzistuar Polaroid, fotot katrore që printoheshin në moment.

Polaroid rikthehet me OneStep2, një vijim i aparatit OneStep të krijuar më 1977.

Kamera kushton 100 dollarë dhe çdo film vetëm 2 dollarë.

Një dhuratë që kënaq adhuruesit e këtij modeli.

Nintendo Switch
Një dhuratë mahnitëse për fëmijët, të rriturit por dhe veten tuaj, që kushton 300 dollarë.

Lojëra të ndryshme, përfshi dhe ato që mund të luani me njerëz të tjerë.

E kush nuk ka nostalgji për Marion?

Kornizat dixhitale
Janë bërë pjesë e shtëpisë prej disa vitesh, kornizat ku mund të kalojnë me qindra foto në formë ‘slide’.

E fundit vjen nga Aura, në bashkëpunim me dizajnerin Jonathan Adler.

Korniza që kushton 399 dollarë është në blu të thellë dhe nuk ka nevojë për kartë memorie pasi i merr fotot përmes wireless.

 

/MediaPress