Mbrapa

Makina e parë SUV nga Rrolls-Royce (Video)

Publikuar: 05.12.2017

Hal Serudin që është një nga drejtuesit e kompanisë Rrolls-Royce, ka konfirmuar se makinën e parë SUV, do ta prezantojnë gjatë muajit mars në Geneva Auto Show.

Mirëpo, ka hedhur poshtë faktin se kjo veturë është emëruar Cullinan, si dhe është punuar duke u bazuar në këtë model.

“Është vetëm emri i fazës së punës, do të quhet ndryshe”, ka thënë Serudin, pa treguar se në çfarë strukture është bazuar makina.

Fotografitë e realizuara gjatë fazës së testimit, e tregojnë këtë RR me grillin e veçantë, mirëpo nuk dihet nëse do të ketë edhe sistemin e hapjes së dyerve, sikur veturat tjera.

 

/MediaPress