Mbrapa

General Motors për çdo Opel Ampera ka humbur 10.000 euro

Publikuar: 05.12.2017

Kompania General Motors ka shënuar humbje në shitjen e veturave elektrike Ampera.

Çdo veturë e shitur e modelit Opel Ampera-e ka pasur dhjetë mijë euro humbje, shkruan Reuters.

Në gamën e brendit të automjeteve Opel është vendosur derisa GM ishte pronar i kësaj kompanie gjermane, për të ndihmuar të ulet emetimi mesatar i automjeteve Opel dhe në këtë mënyrë të përmbushen normat ekologjike evropiane.

Por, doli se shitja e këtij modeli në Evropë gjeneroi humbje.

Ndryshe, tash Opel është nën ombrellën e PSA dhe dëshiron të bëhet markë profitabile.

Ampera-e nuk është modeli i vetëm për të cilën prodhuesi gjeneroi humbje.

FIAT, për shembull në SHBA humb 20 mijë dollarë për secilën veturë të shitur elektrike të automobilit 500e, ndërsa GM në kohën e vet pranoi se për secilën veturë të modelit elektrik Chevrolet Bolt humb 9.000 dollarë.

 

/MediaPress