Mbrapa

Veturat elektrike po rrisin papunësinë e mekanikëve

Publikuar: 06.01.2018

Craig Van Batenburg filloi karrierën e tij si mekanik makinash në vitin 1970.

Për shumë vite, 67 vjeçari nga Massachusetts, ka folur për diçka që atë e shqetëson.

Ndërkohë që një uragan makinash elektrike janë duke ardhur, kjo do të zhdukë një forcë të madhe punëtore që ka qënë këtu prej vitesh. Pikërisht, serviset e vogla të lagjeve.

Arsyeja është shumë e thjeshtë.

Makinat elektrike nuk kanë kaq shumë nevojë për mirmbajtje.

Ato nuk kanë nevojë për ndërrim vaji, kanë më pak pjesë të çmontueshme, dhe prishen më pak.

Disa probleme, mund të riparohen edhe nëpërmjet updatë të cilat kryhen online në makinë.

Kjo industri në Amerikë ka të punësuar rreth 750.000 punëtorë, rreth 4 herë më shumë se minatorë.

Kështu, ata janë profesionistë tepër të kalifikuar të cilët nuk janë të përgatitur kundrejt këtij ndryshimi.

“90% e industrisë tonë nuk ka bërë asgjë, absolutisht asgjë që të parapërgatitet. Ata thjeshtë i kthejnë mbrapsht makinat dhe i thonë pornarëve: Ne nuk punojmë me këto makina. Shko tek Ford ose Toyota”.

Pavarsisht se ishte idea e Volvo apo GM që të ndalojnë së prodhuari makina me djegie të brendshme, vrulli i Uber për të zhvilluar flota taksish autonome, e sjell këtë moment çdo muaj e më pranë.

Van Batenburg mendon se anunçimi i Volvo ishte “pika e kthimit” jo zyrtare.

Ai gjithashtu ka një kompani e cila përgatitur forcë punëtore per makinat elektrike dhe hibride.

Axhenda e tij më parë ishte e zënë 3 muaj në avancë.

Sot?
Më shumë se 1 vit.

Serviset e vogla të pavarura, të cilat janë rreth 160.000 në Amerikë, kanë kryer gjithmonë shërbimet periodike të makinës.

Shpesh ka ndodhur që pas kësaj, të identifikohet një problem tjetër dhe kështu serviset të fitojnë disa para më shumë dhe të krijojnë një mardhënie të afërt me klientët.

Por makinat elektrike, kërcënojnë vazhdimësinë e kësaj metode.

Makinat me djegie të brendshme kanë shumë komponentë të ndarë dhe kjo bën që të rritet numri i riparimeve të kryera.

Kështu për shëmbull, makinat elektrike kanë nevojë për ndërrimin e ferrotave të frenave më pak.

Kjo sepse një pjesë e frenimit kryehet nga elektromotorri, dhe kjo bën që brumi i ferrotave të konsumohet më ngadalë.

Analizat parashikojnë se të gjitha kostot, do të jenë më të ulta për makinat elektrike.

Van Batenburg ka përdorur një Nissan Leaf për më shumë se 1 vit.

Ajo, ka patur nevojë vetëm për 1 orë servis gjatë gjithë kësaj kohe.

“Ne gjithmonë do të kemi nevojë për një teknik për makinat elektrike”. – shprehet ai.

“Por do të ketë shumë humbje të vendeve të punës sepse kërkesa do të jetë tepër e ulët”.

Sipas tij, 2/3 e forcës punëtore do të ngelë “në mëshirë të fatit.

Por disa të tjerë janë pak më optimistë.

Ata shprehen se koha do të nxjerrë probleme të reja me makinat elektrike apo hibride.

Gomat, suspensionet, bateritë etj, të gjitha këto, do të duhet të ndërrohen.

Kjo, ndoshta do të krijojë disa hapsira të reja për “ish-mekanikët”, dëshmorë të ndryshimit të teknologjisë. 

 

/MediaPress