Mbrapa

Byton sjell konceptin rivalizues të Teslas

Publikuar: 08.01.2018

Në panairin e sivjetmë “Consumer Electronics Show”, Byton ishte kompania e fundit që ka hyrë në tregun e veturave, me një model SUV që është më shumë telefon i mençur se veturë.

Koncepti i Bytonit është pajisje e mençur, veturë elektrike, që më pak ka të bëjë me vozitjen dhe më shumë me shfrytëzimin e mençur të kohës gjatë vozitjes.

Vetura ka nivelin e tretë të sistemeve ndihmuese për shoferë. Vetura nuk funksionon përmes butonave, por përmes një ekrani të madh të ndjeshëm në prekje.

Nëse duhet ndërlidhje tjetër, kjo funksionon edhe përmes njohjes së gjesteve të dorës.

Vetura ka bateri elektrike prej 71Kwh që mundëson vozitje deri në 400 kilometra.

Ajo, sipas kompanisë, do të mbushet deri në 80 për qind për vetëm 30 minuta.

Byton do të hedhë në treg këtë veturë në vitin 2019 dhe do të kushtojë rreth 45 mijë euro.

Ky pritet të jetë rivali i drejtpërdrejtë i Teslas, liderit aktual në tregun e veturave elektrike. 

/MediaPress