Mbrapa

Karriget e Apple Park kushtojnë sa një iPhone

Publikuar: 10.01.2018

Karriget e zyrave të Campusit të ri të Apple kushtojnë sa një iPhone.

Janë zgjedhur personalisht nga dizajneri i Cupertinos, Jonathan Ive, me koston e pothuaj 1200 dollarëve.

Karriget janë minimale, karakteristika estetike që janë privilegjuar gjithmonë nga Ive.

Projekti i Apple Park që mund të mbajë afro 12000 persona, u prezantua nga Steve Jobs në këshillin bashkiak të Cupertinos në vitin 2011, pak muaj para se të ndërronte jetë.

Struktura doli në dritë në 2017, madje prezantimi i iPhone X ndodhi pikërisht brenda saj. 

Vëmendja ndaj detajeve nga bashkëthemeluesi i Apple Steve Jobs dhe të tjerë - besohet të jetë një nga arsyet pse Apple Park ka marrë kaq shumë kohë për të përfunduar.  

/MediaPress