Mbrapa

Porshe, gjashtë miliardë euro për zhvillim të automjeteve hibride dhe elektrike

Publikuar: 06.02.2018

Prodhuesi gjerman i automobilave sportiv Porshe publikoi dje se do ta rrisë dyfish investimin në elektrifikim të ofertës kompletuese deri në vitin 2020, sipas reagimeve të grupacionit automobilistik Folksuagen në rrjedhën e skandaleve me ndotjen e rrethinës dhe sfidat e reja nga vendet e huaja.

Nga Porshe sot paralajmëruan se në pesë vitet e fundit, për zhvillim të automjeteve hibride dhe elektrike, do të shpenzojnë gjithsej më shumë se gjashtë miliardë euro.

Nga tre miliardë euro shtesë rreth 500 milionë do të kahëzohen  për zhvillim të modelit kryesor elektrik të Porshe-së, Mishn E, i cili duhet të lëshohet në shitje deri në fund të vitit 2019.

Rreth një miliardë euro do të investohen për zhvillim të versioneve hibride dhe elektrike të modeleve ekzistuese.

Disa qindra milionë euro do të ndahen për zgjerimin e forcës motorike, ndërsa rreth 700 milionë për ndërtimin e rrjetit të mbushësve të shpejtë për automjetet elektrike.

Kompania megjithatë nuk ka për qëllim t’ua kthejë shpinën motorëve tradicionalë me djegie të brendshme

 

/MediaPress