Mbrapa

Aplikacioni që u dërgon prindërve, deryrat e fëmijëve

Publikuar: 08.02.2018

Për shumë prindër shkolla e fëmijëve është koha e njoftimeve, detyrave, lajmërimeve.

Teksa duhet të presin që fëmijët ti sjellin këto në shtëpi, pas një ditë të lodhshme në shkollë sigurisht që harrojnë.

Por një aplikacion i ri ndihmon prindërit të zgjidhin problemin e harresave dhe orareve të mësimeve.

Sipas një studimi të ri, të kryer nga krijuesit e aplikacionit të ri, 72% e prindërve humbin ngjarjet kryesore të shkollës.

Skool Loop ndihmon prindërit që në mënyrë të thjeshtë të shohin se çfarë ndodh në shkollën e fëmijës.

Sharlene Barnes, krijuesja e këtij aplikacioni thotë se ideja i erdhi pas problemit me fëmijën e saj për të qenë e përditësuar me ngjarjet në shkollë.

Shkollat që janë bërë pjesë e këtij aplikacioni shpërndajnë informacione, lajmërime, mbledhje prindërish, njoftime të rëndësishme.

Prindërit që e kanë shkarkuar si aplikacion, zgjedhin shkollën ku kanë fëmijët e tyre dhe informacionin e kanë aty.

Por ky aplikacion është krijuar në Australi, për një rrjet shkollash australiane.

 

/MediaPress