Mbrapa

Zbulohet kodi sekret i Apple!

Publikuar: 09.02.2018

Një përdorues, i cili ka mbetur anonim, ka arritur të zbulojë së fundmi një komponent kyç të kodit burimor të iOS në GitHub.

Tashmë Apple e ka tërhequr kodin, por jo përpara se miliona përdorues ta shkarkonin atë.

Apple u detyrua të përdorte “Aktin Për Mbrojtjen e të Drejtave Dixhitale të Autorit” për të hequr kodin duke konfirmuar se ka qenë i vërtetë.

Kodi i përkiste iOS 9.3 dhe është publikuar në Pranverë të 2016-ës.

Ai quhej iBoot dhe siç emri sugjeron kontrollonte procesin e “boot-up” sa herë që ndizni iPhone.

Ndërsa mund të konsiderohet si diçka e madhe, rrjedhja e informacionit është gjithashtu e rrezikshme në këtë rast.

Situata është kaq e ndjeshme saqë Apple paguan deri në 200,000 dollarë ata që gjejnë probleme sigurie në kodin në fjalë.

 

/MediaPress