Mbrapa

Zbulohet shpejtësia maksimale e McLaren Senna

Publikuar: 10.02.2018

Pasi zbuloi në fund të vitit të kaluar modelin e ri që i kushtohet kampionit të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren ka publikuar edhe të dhënat e performancës së kësaj “bishe”.

Sipas markës së famshme britanike, McLaren Senna shkon nga 0 në 100 km/h për 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 340 km/h.

Falë motorit 4-litërsh turbo V8, Senna kap 200 km/h për 6.8 sekonda dhe në 300 km/h për 17.5 sekonda.

Të 500 modelet McLaren Senna që janë prodhuar, janë shitur për 750 000 stërlina. 

/MediaPress